LAJMI I FUNDIT:

Cancelo i lumtur me fitoren ndaj Napolit, Icardi e pëlqen postimin e mbrojtësit të Juves në Instagram

Cancelo i lumtur me fitoren ndaj Napolit, Icardi e pëlqen postimin e mbrojtësit të Juves në Instagram
Foto: Getty Images/Guliver

Juventusi fitoi me rezultat 1-2 ndaj Napolit në Serie A dhe në një mënyrë kështu vulosi mbrojtjen e titullit edhe pse ka edhe shumë xhiro deri në fund.

Tashmë është bërë pothuajse traditë që lojtarët të postojnë në rrjetet sociale pas një fitore duke falënderuar tifozët për përkrahjen.

Kështu bëri edhe Joao Cancelo, por postimi i tij është bërë lajm pasi është pëlqyer edhe nga ish-kapiteni i Interit, Mauro Icardi.

Lorenzo Insigne në duel me Joao Cancelo gjatë derbit Napol-Juventus (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Vetëm mund të bësh shumë, por së bashku mund të bëjmë gjithçka. Fitore e madhe, urime të gjithëve”, shkruan ish-mbrojti zikaltër në fotografinë e postuar në Instagram.

Pëlqimi i Icardit nuk është pritur mirë nga tifozët zikaltër, të cilët e shikojnë si të tepruar dhe të panevojshëm.

Cassano edhe një herë debaton ashpër me Wandan: I gjithë faji është i asaj, Icardi mund të largohet
Lexo po ashtu Cassano edhe një herë debaton ashpër me Wandan: I gjithë faji është i asaj, Icardi mund të largohet

Ka disa xhiro që argjentinasi nuk është paraqitur për Interin për shkak të problemeve që ka me klubin nga Milano dhe në rast se vazhdon kjo situatë largimi i tij i verës është shumë i mundshëm.

Për 26-vjeçarin kanë shfaqur interesim Juve dhe Napoli nga Serie A, por edhe shumë klube të mëdha nga Liga Premier dhe La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori