LAJMI I FUNDIT:

Cambiasso për Rafinhan: Interi mori një rezervist të Barçës

Cambiasso për Rafinhan: Interi mori një rezervist  të Barçës
Esteban Cambiasso (Getty Images)

Esteban Cambiasso ka shprehur dëshirimin e tij për transferimin e Rafinhas nga Barcelona te Interi.

Legjenda e klubit zikaltër thotë se ish-skuadra e tij ka nënshkruar me një rezervist.


Rafinha arrin në Milano (Video)
Lexo po ashtu Rafinha arrin në Milano (Video)

“Rafinha? Duhet thënë se Interi po e merr një rezervist të Barcelonës”, ka thënë argjentinasi për Sky Sport Italia.

“Një lojtar interesant ka ardhur, por Barça e ka lëshuar atë vetëm sepse ai nuk ishte duke luajtur për ata. Kjo është e vërteta”, shto Cuchu.

Rafinha do të kalojë te Interi në formë të huzimit, por me të drejt blerje për 35 milionë euro.

Cambiasso sa ishte pjesë e Interi mes viteve 2004 – 2014 ka fituar pesë Scudetto  dhe një Ligë të Kampionëve, dhe disa trofe tjerë.

Rafina nuk është paraqitur në asnjë ndeshje këtë sezon për klubin spanjoll në La Liga. /Telegrafi/

Rafinha duke kryer testet mjekësore te Interi