Mesfushori francez Eduardo Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij.

Sipas një raporti të publikuar nga Marca, 23-vjeçari mbetet i përkushtuar ndaj klubit madrilen dhe është i vendosur të përmirësojë paraqitjet e tij pas një sezoni nën pritshmëri. Lojtari pranon se forma e tij nuk ka qenë në nivelin e zakonshëm, por nuk e sheh largimin si opsion.


Përkundrazi, objektivi i tij është i qartë: të rrisë intensitetin në punë, të rikthejë nivelin optimal dhe të rifitojë besimin e tifozëve në Santiago Bernabeu.

telegrafi.com

Camavinga pritet të shfrytëzojë ndeshjet e mbetura në kampionat për të treguar vlerat e tij, duke nisur nga përballja e radhës kundër Deportivo Alavés, e cila konsiderohet si një moment kyç për rikthimin e tij në formë.

I transferuar nga Rennes në vitin 2021 për rreth 31 milionë euro, mesfushori ka regjistruar deri tani 217 paraqitje zyrtare me fanellën e Real Madridit, duke kontribuar me gjashtë gola dhe 11 asistime. Ai është gjithashtu pjesë e rëndësishme e kombëtares franceze, me 29 ndeshje dhe dy gola të shënuar.

Pavarësisht zërave të merkatos, gjithçka tregon se e ardhmja e Camavingas mbetet e lidhur me “Los Blancos”, të paktën për momentin. /Telegrafi/

telegrafi sport app