Federata e Futbolli të Kosovës i ka caktuar gjyqtarët për javën e 32-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Për takimin e së martës në mes të Dritës dhe Drenicës, drejtësinë do të ndajë Selim Isufi, me asistentët e tij, Driton Preniqi e Gëzim Mehmeti, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdal Zasella.

Për derbin e kësaj xhiroje që zhvillohet në mes të Gjilanit dhe Bllkanit, gjyqtarë do të jetë Tefik Maloku, i ndihmuar nga treshja: Fatlum Berisha, Besnik Morina dhe Erduan Baliqi.

Ndër derbin lokal mes Prishtinës dhe Flamurtarit, gjyqtarë kryesor do të jetë Edmind Zeqiri, i ndihmuar prej Bujar Selimajt, Safet Berishës dhe Gramos Shalës.

Më poshtë keni tabelën e plotë me zyrtarët e tjerë të javës së 32-të në Superligën e Kosovës:

Foto: FFK.com