LAJMI I FUNDIT:

Caktohet data e lansimit të “Fast and Furious 10”

Caktohet data e lansimit të “Fast and Furious 10”
(Foto: Screenshot/YouTube)

Vazhdimi i dhjetë i sagës “Fast and Furious” do të nisë shfaqjen në kinema në prill të vitit 2023 – njofton Entertainment Weekly.

Xhirimet për vazhdimin e dhjetë të filmit do të fillojnë në janar të vitit 2022, ndërsa regjisor do të jetë Justin Lin. Ai ka drejtuar pesë filma të franshizës së popullarizuar deri më tani, përfshirë pjesën e nëntë.


Ende nuk ka shumë detaje, por pritet kthimi i anëtarëve kryesorë të familjes. Dihet se Dwayne Johnson nuk do të jetë pjesë e kastit për shkak të mosmarrëveshjeve me Vin Diesel.

‘The Rock’ konfirmon se nuk do të luajë më në filmat “Fast & Furious”
Lexo po ashtu ‘The Rock’ konfirmon se nuk do të luajë më në filmat “Fast & Furious”

Jason Statham pritet të kthehet pasi u shfaq shkurtimisht në filmin “Fast 9”, kurse thuhet se Gal Gadot do ta shohim në rolin e Gisele, edhe pse personazhi i saj u vra në “Fast & Furious 6”.

Vdekja e personazheve nuk i ka penguar skenaristët të vijnë në jetë, ndërsa shembulli është Han, i luajtur nga Sung Kang.

“Unë mendoj se ka vetëm një fjalë – Gisele. Të gjitha rrugët të çojnë në Gisele”, ka deklaruar Kang.

Spekulohet se dy filmat e ardhshëm do të tregojnë një histori të zgjeruar me të cilën saga do të përfundojë më në fund.

Pavarësisht vonesave për shkak të pandemisë coronavirus, filmi “Fast 9” fitoi 681 milionë dollarë nga shfaqja në gjithë botën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori