Pas një pushimi të gjatë, BKT Superliga e Kosovës rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 19-të.

Stinori pranveror fillon me ndeshje interesante, teksa janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave.


Të shtunën në program janë tri përballje, Ballkani – Dukagjini, Drenica – Gjilani dhe Drita – Feronikeli.

Gjyqtari kryesor i takimit që zhvillohet në Suharekë është Besfort Kasumi, me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj. Në VAR do të jetë Ilir Mehmeti.

E diela vazhdon me dy takime të tjera, të cilat gjithashtu pritet të jenë interesante.

Visar Kastratit i është besuar ndarja e drejtësisë në duelin Malisheva – Prishtina, me asistentët Fatmr Sekiraqa dhe Alban Ejupi. Në VAR do të jetë Lirim Jashari.

Superlige Java 19 page 0001 1  1

telegrafi sport app