LAJMI I FUNDIT:

Cafu: Neymar njëri nga më të mirët në botë, me Coutinhon do ta çojnë Brazilin drejt triumfit në Kupën e Botës

Cafu: Neymar njëri nga më të mirët në botë, me Coutinhon do ta çojnë Brazilin drejt triumfit në Kupën e Botës
Coutinho - Neymar (Getty Images)

Fituesi i dyfishtë i Kupës së Botës, Cafu, e ka lavdëruar bashkëkombësin e tij Neymar, teksa beson se sulmuesi do të çojë Brazilin në lavdinë në “Rusia 2018”.

Reklama

Cafu, i cili fitoi kampionatin botëror me Brazilin në vitin 1994 dhe 2002, këmbëngul se skuadra e trajnerit Tite ka gjithçka për të fshirë kujtimet e dështimit të tyre në shtëpi shtëpiake katër vjet më parë.

Në vitin 2014, Brazili arriti në gjysmëfinale, por u ‘shkatërrua’ 7-1 nga Gjermania, e cila i dominoni plotësisht në lojë dhe i shënoi pesë gola në 29 minuta.

Neymar me stil të ri flokësh para Zvicrës, ndërsa Shaqiri thotë se është gati
Lexo po ashtu Neymar me stil të ri flokësh para Zvicrës, ndërsa Shaqiri thotë se është gati

Por, ish-kapiteni i Brazilit mendon se Neymar dhe Philippe Coutinho do të luajnë rol kyç te Brazili dhe do ta ndihmojnë ekipin drejt triumfit në Rusi.

Te Brazili po mbretëron një atmosferë pozitive (Getty Images)

“Është me të vërtetë e lehtë të thuhet se lojtari kyç për Brazilin është Neymar”, ka thënë fillimisht Cafu për Omnisport.

“Ai është shumë i ekspozuar dhe është lojtari më i mirë në skuadrën e Brazilit, në Brazil dhe, për mua, është një nga lojtarët më të mirë në botë”.

Neymar: Jam lojtari më i mirë në botë, Ronaldo dhe Messi janë nga tjetër planet
Lexo po ashtu Neymar: Jam lojtari më i mirë në botë, Ronaldo dhe Messi janë nga tjetër planet

“Sot për sot, mund të them se Neymar dhe Coutinho janë dy armët më të mëdha të Brazilit”.

“Por, unë do të them se Neymar është një nga lojtarët më të fortë në futbollin botëror dhe do të jetë lojtari kyç për Brazilin në Rusi”, përfundoi ish-mbrojtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Skena të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: 65 mijë tifozë e mirëpritën Benzeman në prezantim

Ligat tjera
Interi mbërrin në Stamboll, Dumfries rrëzohet sapo zbret nga autobusi

Interi mbërrin në Stamboll, Dumfries rrëzohet sapo zbret nga autobusi

Liga e Kampionëve
Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ai vuajti dhe u refuzua për shkak të pamjes së tij - tani është hero pasi i solli West Hamit trofeun pas 43 vitesh

Ligat tjera
Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë

Aguero: Interi ka një nga sulmet më të mira në Evropë

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Finalja e Ligës së Kampionëve: Vendi, koha, të rejat, formacionet e mundshme, yjet që duhen ndjekur

Liga e Kampionëve
Haaland: Ëndërr të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve - me kaq shumë kampionë rreth meje, gjithçka bëhet e lehtë

Haaland: Ëndërr të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve - me kaq shumë kampionë rreth meje, gjithçka bëhet e lehtë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori