LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi në top formë, shënon dy eurogola dhe fiton një penallti në fitoren e lartë të Vikingut

Bytyqi në top formë, shënon dy eurogola dhe fiton një penallti në fitoren e lartë të Vikingut

Zymer Bytyqi ka vazhduar me formën e mrekullueshme në elitën e futbollit norvegjez.

Sulmuesi anësor ka qenë më i miri në fushë në fitoren e Vikungut 5-2 ndaj Aalesund.


Serinë e golave e hapi pikërisht ylli nga Kosova ku shënoi një gol fantastik pas asistimit nga De Souza.

Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa në minutën e 65-të anësori fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi Veton Berisha.

Vetëm tetë minuta më vonë, ylli nga Kosova ka realizuar njërin nga golat më të bukur këtë vit në Norvegji.

24-vjeçari shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, duke konfirmuar kështu formën e mirë që po kalon.

Kur në këtë moment sulmuesit e Kosovës po hasin në vështirësi, ndoshta trajneri Bernard Challandes është mirë ta ftojë Bytyqin në ndeshjet e muajit tetor, pasi sulmuesi anësor është njëri nga lojtarët më në formë të Kosovës.

Edhe xhiron e kaluar Bytyqi realizoi dy gola në fitoren 3-5 të Vikingut në udhëtim te Kristiansund.

Me dy golat e ditës së sotme, Bytyqi ka shkuar në kuotën e shtatë golave dhe pesë asistimeve në kampionatin norvegjez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori