LAJMI I FUNDIT:

Butrint Imeri me rekord në top-listë

Butrint Imeri me rekord në top-listë
Butrint Imeri (Foto: Instagram/butrint_official)

Mund të duket e pabesueshme por fansat e Butrint Imerit kanë bashkuar fuqitë për këtë jave, duke bërë që artisti i tyre i preferuar të arrijë një rekord të ri në “The Top List”.

Falë votave të publikut, këngëtari gjendet në “Top 10” me gjashtë projekte muzikore, një arritje shumë e madhe për Butrintin, i cili është votuar edhe me këngë që kanë shumë kohë që gjenden në klasifikim.


Kënga që është renditur më mirë është “Hajt Hajt”, një këngë që edhe pse u përball me kritika të mëdha, bëri për vete zemrat e publikut shqiptar, i cili për këtë javë e ka renditur në vendin e katërt.

“Sa gjynah” është bashkëpunimi i Majk dhe Butrintit, i cili gjithashtu këtë javë është mbështetur nga publiku, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar. Ky projekt muzikor, i cili ka plot 27 javë në listë, për këtë javë pozicionohet në vendin e pestë.

Kënga më e fundit e Imerit është “Dream Girl”, bashkëpunim ky me Nimo. Ndërkohë që numëron javën e tij të shtatë, fansat kanë një interes të veçantë për këtë prurje muzikore, duke e renditur në vendin e gjashtë.

Këngët më të vjetra të Butrintit, “Kush”, “Bakllava” dhe “Alea”, për këtë javë pozicionohen përkatësisht në vendin e shtatë, tetë dhe nëntë, duke e shndërruar Imerin, në artistin e vetëm që ka arritur këtë sukses, me gjashtë këngë në “Top 10”.

Momentalisht Butrint Imeri nuk lajmëruar për ndonjë prurje të re muzikore por duket se po shijon suksesin e këngëve të tij, jo vetëm atyre të rejave por edhe ato të mëparshme. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori