LAJMI I FUNDIT:

Buta dhe Ledri Vula vijnë “Mbi re” me projektin e ri, dyshja flasin rreth bashkëpunimit që do të sjellin (Foto/Video)

Buta dhe Ledri Vula vijnë “Mbi re” me projektin e ri, dyshja flasin rreth bashkëpunimit që do të sjellin (Foto/Video)

Dy rap artistë janë bërë bashkë për të sjell në treg një projekt të ri muzikor, që me gjasë do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Bëhet fjalë për artistin e ri Buta dhe reperin e njohur të skenës Ledri Vula, që së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e tyre të ri “Mbi re”.

Në një prononcim për Telegrafin, Buta ka rrëfyer detajet e këtij projekti, duke treguar edhe për mënyrën se si lindi ideja për bashkëpunim.

“Ideja për bashkëpunim ka lindur spontanisht, me që edhe të dy jemi në të njëjtin label, ishte edhe e pritshme që të bëjmë një bashkëpunim. Kënga nuk është komerciale, por është mjaft verore, e thjeshtë, i përshtatet stilit tonë”, tha Buta për Telegrafin.

Rap-artistët Buta dhe Ledri Vula, dhe menaxheri i tyre Faton Shoshi

Në vazhdimin e bisedës, rap artisti i ri tregoi edhe për punimet rreth kësaj kënge, për të cilën dyshja kanë bashkëpunuar me emra të njohur.

“Këngën e ka punuar një emër i njohur ndërkombëtarisht, Brave Star, tekstin sigurisht e kemi shkruar vet. Nuk ka ndonjë tematikë të veçantë, flet për jetën time, argëtime, jetën e natës, gjëra të zakonshme”, tregon më tej rap artisti.

Punë intensive: Për projektin e ri të Erës zbarkojnë në Prishtinë njerëzit e Beyonces (Foto)
Lexo po ashtu Punë intensive: Për projektin e ri të Erës zbarkojnë në Prishtinë njerëzit e Beyonces (Foto)

Ndërkohë, reperi Ledri Vula në një prononcim të shkurtë për Telegrafin, tregoi se si ka shkuar bashkëpunimi mes tyre, dhe se sa besim ka tek Buta, të cilin e sheh si një rap artist që premton shumë në skenën muzikore.

“Ky bashkëpunim është vetëm fillimi, ajo çfarë është më me rëndësi është kur funksionin energjia mes vete, diçka të cilën ne e kemi si në studio, në klipe, ashtu edhe në koncerte. Ky projekt ka shkuar shumë mirë. Na pret një vit me shumë punë, dhe me kohë do të shohim se pse Buta është ‘Nesër’, ashtu siç quhet edhe labeli ynë”, tha Ledri Vula për Telegrafin.

Buta dhe Ledri Vula

Kënga “Mbi re” do të publikohet këtë të premte edhe me klip, në të cilin dy artistët do të vijnë mjaft origjinal.

Përmes rrjeteve sociale, fansat kanë pasur mundësinë të njihen edhe me trailerin e klipit, që do të jetë goditja e radhës nga Buta dhe Ledri. /Telegrafi/

Mbi Re ☁️☁️☁️ 28.07.2017 Featuring @ledrivula Directed by Veton Bekteshi @veto_55

A post shared by Buta (@bashbuta) on Jul 24, 2017 at 11:45am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori