Ylli i Barcelonës, Sergio Busquets ka konfirmon se mesfushori i Milanit, Franck Kessie do të transferohet në verë në Camp Nou.

Reprezentuesi spanjoll foli për RAC1, duke konfirmuar se mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit aktual.

“Ai duhet të përshtatet me trajnerin, i cili me siguri e ka parë dhe ka nënshkruar me të”, pranoi spanjolli.

Paga dhe tarifat e agjentëve: Zbulohen detajet e kontratës së Kessie me Barcelonën Paga dhe tarifat e agjentëve: Zbulohen detajet e kontratës së Kessie me Barcelonën

“Jam i lumtur që kam një ekip më të fortë dhe që njerëzit duan të vijnë këtu”.

“E kam parë duke luajtur. Ai është fizikisht i fortë, nuk humb shumë topa, e mban topin mirë… Jam i sigurt se do të bëjë mirë dhe do të na ndihmojë”, përfundoi Busquets.

Kessie ka kryer testet mjekësore te Barcelona Kessie ka kryer testet mjekësore te Barcelona

Kessie refuzoi të rinovonte me Milan dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Barcelonën, teksa tashmë i ka kaluar testet mjekësore me gjigantët e La Ligës.

25-vjeçari iu bashkua Milanit në një marrëveshje prej 24 milionë eurosh nga Atalanta në vitin 2019. Ai ka shënuar 36 gola në 214 paraqitje me kuqezinjtë gjatë kohës së tij në klub, duke dhënë 16 asistime. /Telegrafi/