LAJMI I FUNDIT:

Paga dhe tarifat e agjentëve: Zbulohen detajet e kontratës së Kessie me Barcelonën

Paga dhe tarifat e agjentëve: Zbulohen detajet e kontratës së Kessie me Barcelonën

Franck Kessie është në prag të bashkimit me Barcelonën si lojtar i lirë dhe tashmë janë zbuluar detajet e kontratës së mesfushorit nga Bregu i Fildishtë për kalimin e tij në Camp Nou.

Kessie nuk do të zgjasë kontratën e tij që skadon me Milanin duke u bashkuar me katalanasit në një transferim i lirë në muajin korrik.


Ai është lojtari i tretë i Milanit që largohet nga San Siro në fund të kontratës së tij në vitet e fundit pas Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.

Barcelona në aksion: Opsionet Christensen, Kessie dhe Azpilicueta - dy po vijnë, njëri ende në pikëpyetje
Lexo po ashtu Barcelona në aksion: Opsionet Christensen, Kessie dhe Azpilicueta - dy po vijnë, njëri ende në pikëpyetje

Raportime të shumta në Itali dhe Spanjë pohojnë se Kessie tashmë ka vendosur të veshë fanellën e Blaugranave nga sezoni 2022/2023.

Sipas gazetës Sport, mesfushori qendror ka pranuar një ofertë të ngjashme me atë të Milanit disa muaj më parë.

Kessie do të fitojë 6.5 milionë euro në vit në Spanjë për katër sezonet e ardhshme, po aq sa kishte ofruar Milani për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.

Ajo që ka zhvendosur ekuilibrat në favor të Barcelonës thuhet se është ndoshta propozimi për agjentin e lojtarit.

Barcelona arrin marrëveshje me Kessie
Lexo po ashtu Barcelona arrin marrëveshje me Kessie

Sipas Il Corriere della Sera, përfaqësuesi i Kessiet, George Atangana do të fitojë deri në 10 milionë euro nga kalimi i klientit të tij në Spanjë.

Kessie ka refuzuar ofertat nga Liga Premier dhe, sipas raportimeve, ai u bind t’i bashkohej katalunasve nga trajneri i tyre Xaxi, i cili së fundmi ka folur me të. /Telegrafi/