LAJMI I FUNDIT:

Burak Karan ishte pjesë e Kombëtares gjermane me Khediran dhe Boatengun, por u bë ushtar i ISIS-it dhe vdiq në luftë (Foto)

Burak Karan ishte pjesë e Kombëtares gjermane me Khediran dhe Boatengun, por u bë ushtar i ISIS-it dhe vdiq në luftë (Foto)

Kishte një karrierë që premtonte për të ardhmen, pasi ishte mbledhur në grupmoshat e Gjermanisë, por vendosi ta lë futbolli dhe të inkuadrohej në ISISI. 

Ëndrra e tij ishte ta vishte fanellën dhe të futej në fushë që të luante futboll.


Ai ishte pjesë e Bayern Leverkursen dhe Hannover kur ishte i ri.

Miq të tij sot e kanë kujtuar dhe lajmi u bë viral në Gjermani, duke e kthyer në tem aktuale përsëri. Po si ndodhi që një lojtar si Karan ta lë futbollin dhe të bashkohet me ISIS.

Burak Karan, kishte lindur në vitin 1987, dhe nga shumë trajnerë ishte një nga lojtarët më premtues të futbollit gjerman, por një moment e ndryshoi përgjithmonë jetën e tij.

Burak në një ndeshje ndaj Anglisë

Vëllau i tij Mustafa në një rrëfim për Bild tregon se si ndodhi që Buraku, ta lë futbollin dhe të shkojë në ISIS.

“Ishte i dëshpëruar dhe kishte dhimbje të mëdha për viktimat”.

“Burak më kishte thënë se paratë dhe karriera e tij nuk janë të rëndësishme për të. Ai u transformua pasi filloi të shoh video në internet për atë luftë”.

Pjesë e Kombëtares

“Iu dukej shumë e padrejtë që njerëzit vdisnin, që kështu një ditë la gjithçka dhe iku”, thotë Mustafa për Bild.

Ai e kaloi kufirin dhe kishte mbledhur para dhe ndihma mjekësore. Në moshën 21 vjeçare la futbollin dhe u bashkua me pjesën humanitare që vepronte në Siri.

Pastaj u bashkua me rebelët.

Foto e tij e fundit

Karan para se ta linte Gjermaninë ishte marrë në pyetje nga policia gjermane, për disa lidhje me Al Qaeda.

Në vitin 2013, ai ka vdekur pasi një raketë dy kilometra në kufi me Turqinë, e qëlloi atë dhe shumë ushtarë të tjerë që ishin afër tij.

Imazhet e fundit të Burakit dolën disa ditë pas vdekjes së tij në YouTube, ku 26 vjeçari shihej me armë në dorë. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori