LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Urime Parma

Buffon: Urime Parma

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka uruar ish skuadrën e tij Parman për ngjitjen në kategorinë e tretë të futbollit italian.

Parma është ngjitur në Lega Pro pas një vitit të kaluar në Serie D.


Ish portieri i Parmas, Buffon, tanimë kapiten te Juventusi ka uruar skuadrën për këtë sukses.

“E dashur Parma. Mirë se kthehesh në nivelin profesional, ku e meriton të jesh.

“E di se çfarë është të rrëzohesh dhe të ngjitesh”.

“Rruga para jush është e gjatë dhe e vështirë, por rrëfimi juaj do të jetë e bukur dhe unë do të bëjë tifo për ju”, ka shkruar Bufffon. /Telegrafi/