LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Ronaldo mendoi me të drejtë për veten kur iu bashkua Unitedit

Buffon: Ronaldo mendoi me të drejtë për veten kur iu bashkua Unitedit
(Foto: Twitter/The CR7 Timeline/JuventusFC)

Portieri i Parmas, Gianluigi Buffon, ka thënë se Cristiano Ronaldo e ka menduar mirë vendimin e tij për t’u larguar nga Juventusi dhe për t’iu bashkuar Manchester Unitedit dhe se zgjedhja e tij ishte e drejtë dhe duhet respektuar.

Superylli portugez befasoi me rikthimin e tij në Old Trafford, ndërkohë që spekulohej se mund të shkonte te Manchester City.

“Nuk mendoj se tifozët duhet të befasohen. Ai e ka reputacionin e një profesionisti të madh, i cili me të drejtë mendon shumë për veten”.

(Foto: Twitter/The CR7 Timeline/JuventusFC)

“Në këto tri vite, ka kontribuar me paraqitje të shkëlqyera dhe ka shënuar shumë gola. Nuk shoh asgjë jologjike në zgjedhjen e tij për t’u larguar, ai e ka menduar shumë”.

Ronaldo nuk 'pajtohet' me Solskjaerin për pozitën se ku do të luajë te Unitedi
Lexo po ashtu Ronaldo nuk 'pajtohet' me Solskjaerin për pozitën se ku do të luajë te Unitedi

“Juve është në një periudhë tranzicioni, nuk e di nëse është e tërësishme ose vetëm struktura. Në situata të këtilla humb paksa. Kur ke një trajner si (Massimiliano) Allegri, ndoshta nuk e arrin objektivin, por i afrohesh shumë”, ka thënë Buffon për Radio Anch’io Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori