LAJMI I FUNDIT:

Buci pas eliminimit të papritur: Santiana meriton fitoren

Buci pas eliminimit të papritur: Santiana meriton fitoren

Mbrëmja e së premtes solli një kthesë të papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, me eliminimin e Bucit.

Ai ishte një nga konkurrentët që deri tani ishte konsideruar si një nga personazhet më të fortë në lojë.


Pas një nominimi të tensionuar mes Santianës dhe Blerandos, ndodhi e papritura: Buci u eliminua.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Në momentet pas daljes nga shtëpia, Buci u ftua në studio ku prezantuesi Alaudini e pyeti për parashikimin e tij rreth fituesit të mundshëm të Big Brother.

Pa asnjë hezitim, edhe pse i mbërthyer nga emocionet e eliminimit, Buci deklaroi: “Unë menoj që Santi e meriton fitoren.”

Videoklipi që shfaq në detaje përplasjen mes Bucit dhe Santianës
Lexo po ashtu Videoklipi që shfaq në detaje përplasjen mes Bucit dhe Santianës

Kjo përgjigje erdhi si një habi për të gjithë, pasi Buci dhe Santi kishin pasur një aleancë të fortë gjatë gjithë lojës, që deri në javët e fundit dukej e palëkundur.

Raportet e tyre kishin filluar të prishen së fundmi, duke pasur shumë debate e përçarje. /Telegrafi/