LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe vendos sanksione ndaj kompanisë që organizoi festimet për Ditën e “Republika Srpska” në Bosnjë dhe Hercegovinë

Britania e Madhe vendos sanksione ndaj kompanisë që organizoi festimet për Ditën e “Republika Srpska” në Bosnjë dhe Hercegovinë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka aplikuar regjimin e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar për Bosnjë dhe Hercegovinën ndaj një kompanie boshnjake të përfshirë në cenimin e Kushtetutës së këtij vendi.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Julian Reilly, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi.


“Agjencia e marketingut Mania përfitoi ndjeshëm duke organizuar dhe promovuar festimin antikushtetues të 9 janarit. Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës vendosi në 2015 dhe përsëri në 2019, se zgjedhja e 9 janarit për të festuar Ditën e Republikës Srpska është antikushtetuese dhe diskriminuese, sepse vendos një pozitë të privilegjuar të një bashkësie etnike ndaj të tjerëve. Duke vepruar në kundërshtim me këto vendime, Mania minoi sundimin e ligjit, nxiti ndarjen dhe frikën”.

Ndryshe, siç thuhet më tej, regjimi i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar mundëson sanksionimin e atyre që minojnë ose kërcënojnë sovranitetin, integritetin territorial, prosperitetin ndërkombëtar ose rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës.

“Mbretëria e Bashkuar nuk e mori lehtë këtë vendim. Por siç e kemi thënë vazhdimisht, duhet të ketë pasoja për ata, politikanët apo kompanitë, të cilët minojnë paqen që u sigurua me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit”.

Data e “Ditës së Republikës Srpska” shënon shpalljen e njëanshme të pavarësisë të bërë nga udhëheqësit serbë të Bosnjës në vitin 1992, e cila i parapriu luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ngjarja është përdorur në vitet e mëparshme nga presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik dhe figura të tjera si një mjet për të promovuar retorikën secesioniste në kundërshtim me kushtetutën e vendit, për të mohuar gjenocidin e Srebrenicës dhe për të lavdëruar kriminelët e luftës të dënuar për krime kundër njerëzimit.

Dodik u sanksionua nga Britania e Madhe në prill 2022, së bashku me kolegen e saj politikane Zeljka Cvijanoviç, për përdorimin e pozitave të tyre të autoritetit për të nxitur shkëputjen de facto të Republikës Srpska dhe për përdorimin e gjuhës së urrejtjes për të nxitur tensionet etnike.

Republika Srpska është një nga dy entitetet e Bosnjës dhe Hercegovinës të krijuar nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e cila i dha fund armiqësive në nëntor 1995 pas luftës në Bosnje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori