LAJMI I FUNDIT:

BREXIT po godet investimet britanike

BREXIT po godet investimet britanike
Pro-EU and pro-Brexit demonstrate near to the Houses of Parliament on January 29, 2019 in London, England. Seven amendments to the Prime Minister’s Brexit deal have been chosen for debate today including those from Dominic Grieve, Yvette Cooper and Graham Brady. MPs will begin voting on them from 7pm. (Photo by Leon Neal/Getty Images/Guliver)

Ekonomia e Britanisë së Madhe u ngadalësua në tremujorin e katërt të 2018-së, duke e çuar rritjen ekonomike në nivelin më të ulët në gjashtë vite.

Shqetësimet lidhur me BREXIT-in kanë goditur investimet britanike. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me vetëm 0.2 për qind në tremujorin e katërt 2018 nga 0.6 për qind rritje që u regjistrua në tremujorin paraprak.


“Produkti i Brendshëm Bruto u ngadalësua në tremujorin e fundit, prej rënieve të mëdha në prodhimin e makinave dhe produkteve të çelikut si dhe ngadalësimit të aktivitetit në ndërtim”, thotë Zyra e Statistikave të Britanisë së Madhe.

Për të gjithë 2018-ën, rritja ekonomike u ngadalësua në nivelin më të ulët që prej vitit 2012, pra në 1.4 për qind. Eksportet pësuan goditje prej ngadalësimit botëror të tregtisë, ndërsa konsumatorët dhe bizneset janë shqetësuar gjithnjë e më shumë për mungesën e një plani për BREXIT.

Në muajt e fundit të 2018-së, ngadalësimi i aktivitetit në të gjithë botën ndikoi të gjithë ekonomitë e mëdha, pjesërisht prej tensioneve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri Blair: Askush nuk është përgjegjës për një BREXIT pa marrëveshje
Lexo po ashtu Ish-kryeministri Blair: Askush nuk është përgjegjës për një BREXIT pa marrëveshje

Sipas të dhënave, tregtia neto i hoqi 0.1 për qind rritjes ekonomike në tremujorin e katërt, ndërsa investimet e bizneseve dhanë të njëjtin efekt negativ.

Kryeministrja britanike Theresa May ka dështuar të fitojë mbështetje në parlament për planin e BREXIT-it që ra dakord me Brukselin, ndërkohë që vetëm shtatë javë kanë mbetur nga dalja ligjore e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/