LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri Blair: Askush nuk është përgjegjës për një BREXIT pa marrëveshje

Ish-kryeministri Blair: Askush nuk është përgjegjës për një BREXIT pa marrëveshje
Former British Prime Minister Tony Blair on Forum Stage during day two of Web Summit 2018 at the Altice Arena on November 7, 2018 in Lisbon, Portugal. In 2018, more than 70,000 attendees from over 170 countries will fly to Lisbon for Web Summit, including over 1,500 startups, 1,200 speakers and 2,600 international journalists. (Photo by Harry Murphy /Web Summit via Getty Images/Guliver)

Ndërkohë që po afrohet data 29 mars, koha e caktuar për daljen zyrtare të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, shqetësimet për një BREXIT pa marrëveshje dominuan debatet politike.

Një bllokadë midis Londrës e Brukselit lidhur me problemin e kufirit me Irlandën Veriore mban në ngërç çështjen e BREXIT-it.


Ekonomia e pestë e botës po përballet me një të ardhme të paqartë.

“Askush nuk është përgjegjës nuk mund të propozojë një BREXIT pa marrëveshje dhe ky është shkaku pse unë jam i mendimit se megjithëse nuk është arritur konsensus në parlament për BREXIT-in ose për një referendum tjetër, shumica e parlamentarëve kundërshtojnë një BREXIT pa marrëveshje”, u shpreh ish-kryeministri britanik, Tony Blair, përcjell Telegrafi.

Kryesekretarja e Thesarit, Liz Truss, shprehu bindjen se kryeministrja Theresa May do të arrijë një marrëveshje për BREXIT-in brenda afatit.

Rritet rreziku i rënies ekonomike të Britanisë së Madhe pas BREXIT-it
Lexo po ashtu Rritet rreziku i rënies ekonomike të Britanisë së Madhe pas BREXIT-it

Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet të hyjë në një zonë rreziku gjatë 12-muajve të vitit të ardhshëm.

Paralajmërimi ka ardhur nga ekonomistët, të cilët përmes një sondazhi të Bloomberg kanë tërhequr vërejtjen se rreziku i një recensioni të mundshëm ekonomik në këtë vend është rritur në 30 për qind.

Sondazhi u krye më 1 shkurt, përpara se Banka e Anglisë të botonte parashikimet e reja që shohin rritjen më të ngadaltë ekonomike në një dekadë në 2019 dhe një shans pak më të madh se 20 për qind të një recensioni. /Telegrafi/