LAJMI I FUNDIT:

Brenda dy dite, futbolldashësit shqiptarë kanë mundësinë të shikojnë nga afër yjet Kane-Mbappe me shokë

Brenda dy dite, futbolldashësit shqiptarë kanë mundësinë të shikojnë nga afër yjet Kane-Mbappe me shokë
Foto: Getty Images

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë ndjekës të mëdhenj të futbollit, por Kosova për dallim nga Shqipëria nuk është vizituar nga ndonjë skuadër apo përfaqësuese e madhe botërore.

Por, tani kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020 i kanë dhënë mundësi shqiptarëve të Ballkanit të shikojnë nga afër yjet më të mëdha të futbollit.


Kosova është pjesë e Grupit A së bashku me Anglinë, kurse Shqipëria me Francën në Grupin H.

Pjesë e këtyre dy përfaqësuesve janë dy nga sulmuesit më në formë të momentit, Harry Kane te anglezët, kurse Kylian Mbappe te francezët.

Mundësia e parë për tifozët shqiptarë të shikojnë nga afër është Përfaqësuesen e Anglisë, pjesë e së cilës janë si Kane, Marcus Rashford, Raheem Sterling, Dele Alli, John Stones e shumë të tjerë.

Zbulohen të gjitha datat e ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020
Lexo po ashtu Zbulohen të gjitha datat e ndeshjeve të Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020

Kosova ndeshjen e fundit grupore do ta luajë në stadiumin ‘”Fadil Vokrri” në Prishtinë më 17 nëntor 2019.

Pas një diele të bukur me ‘Dardanët’, tifozët mund të bëjnë pak pushim, të mbledhin energjitë dhe të fillojnë përgatitjet për nisjen drejt Shqipërisë.

Kalendari i Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020
Lexo po ashtu Kalendari i Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020

Të martën me 19 nëntor, Kombëtarja e Shqipërisë luan ndaj Francës, e cila fal yjeve si Mbappe, Raphael Varane, N’Golo Kane, Antoine Griezmann e Ousmane Dembele arriti të bëhet kampione botërore në ”Rusia 2018”.

Kualifikimet e Kampionatit Evropian do na dhurojnë dy ditë me plotë emocione, me këtë rast ne shpresojmë në suksese të mundshme. Ashtu edhe siç tha kapiteni Samir Ujkani, “Ëndrra e çdo tifozi është të shikojë Kosovën dhe Shqipërinë në Evropian”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori