LAJMI I FUNDIT:

Realizim i denjë ndërtimor për emrin që mbart Stadiumi “Fadil Vokrri”

Realizim i denjë ndërtimor për emrin që mbart Stadiumi “Fadil Vokrri”

I njohur më herët si Stadiumi i Qytetit të Prishtinës, më së paku i shërbente qëllimit për të cilin ishte ndërtuar. Kënaqi pritjet e organizuesve të koncerteve muzikore, të paradave ushtarake e mitingjeve politike, por nuk u përkëdhel nga kumbimet e tifozëve për të preferuarit e tyre në lojën e sportit më të dëshiruar.

Kështu ishte deri në shtatorin e vitit 2016, kur filloi meremetimi i tij nga kompania ndërtuese Al Trade Holding. Pas dy viteve pune intensive, stadiumi i qytetit që tash kishte marrë emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri, nga një relikt arkitektonik u shndërrua në një tempull modern të këtij sporti madhështor. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dhe kryeqyteti tash kanë arenën e tyre të standardeve të UEFA-s, një stadium të kategorisë së katërt, të përshtatshëm edhe për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.


Stadiumi “Fadil Vokrri” përmbush të gjitha standardet ndërkombëtare për sigurinë në punë dhe ruajtjen e ambientit. Veçoritë funksionale që dëshmojnë standardin e lartë ndërtimor janë:

• Kapaciteti: 13,500 ulëse (1500 ulëse VIP)
• Ashensor për sektorin VIP dhe mediat
• Zona “Ultra VIP”, 34 deri 40 ulëse
• Mix zona – Sektori A (vendasit) dhe sektori B (mysafirët)
• Dhoma e gjyqtarëve dhe anti-doping
• Zhveshtoret e lojtarëve, nga 100 metra katrorë secila
• 15 hyrje – dalje; shtatë të reja.
• Dalja nga stadiumi: 4 : 30 – 5 minuta
• 30 vende me tavolina pune për gazetarë
• Salla e konferencave (kapaciteti 50 gazetarë)
• Parkingu i stadiumit – 110 vetura, autobusët e dy skuadra dhe transmetuesi.

Një realizim i këtillë lyp një operim profesional të niveleve ndërkombëtare, të cilin pa dyshim se e përmbushi kompania Al Trade Holding, që është edhe një partner strategjik i shumë kompanive prestigjioze botërore që operojnë në Kosovë, disa prej të cilëve edhe lanë përshtypjet e tyre nga bashkëpunimi që patën me Al Trade Holding:

“Duke vërejtur një nivel të lartë të profesionalizmit dhe vëmendjen e tyre ndaj detajeve, cilësisë, shëndetit dhe sigurisë, si dhe standardeve mjedisore, ne si kompani jua rekomandojmë fuqishëm Al Trade Holding të gjithë kontraktorëve që kërkojnë një partner për projektet e tyre në të ardhmen”. (Murat Suzal, B.Sc., M.Sc., Menaxher Projekti Limak Insaat, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës).

“Do ta shfrytëzoja këtë mundësi që të shpreh vlerësimin tonë të sinqertë për Al Trade Holding dhe punën e tyre të shkëlqyer që e kanë bërë gjatë këtij projekti të profilit të lartë dhe shumë sfidues.”(Fred Frippiat, Menaxher Projekti, UNOPS).

Al Trade Holding ka qenë e përfshirë në të gjitha projektet më të rëndësishme në vend,ndër të cilat veçojmë: ndërtimin e fabrikës së re të ujit, ndërtimin e stadiumeve të futbollit, ndërtimin e spitaleve, ndërtimin e objekteve banesore, ndërtimin e burgjeve, ndërtimin e objekteve institucionale, ndërtimin e pikave kufitare, etj.

Foto dhe video: Agon Nimani

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori