LAJMI I FUNDIT:

Boston Celtics kalon tutje, kampioni në fuqi tregon dhëmbët përballë Pelicans

Boston Celtics kalon tutje, kampioni në fuqi tregon dhëmbët përballë Pelicans
BOSTON, MA - APRIL 28: Terry Rozier #12 of the Boston Celtics, Marcus Smart #36 and Jayson Tatum #0 celebrate during the fourth quarter against the Milwaukee Bucks in Game Seven in Round One of the 2018 NBA Playoffs at TD Garden on April 28, 2018 in Boston, Massachusetts. The Celtics defeat the Bucks 112-96. (Photo by Maddie Meyer/Getty Images)

Boston Celtics është në gjysmëfinale të Konferencës lindore në Play Off.

Kampioni i shumëfishtë i NBA-së ka marrë fitoren e katërt në TD Garden për të kaluar tutje.


Pas 48 minutave lojë, Celtics triumfuan me rezultat të thellë 112-96 ndaj Milwaukee Bucks.

Al Horford dhe Rozier me nga 26 pikë të shënuara ishin më efikasit për vendasit.

Ndërkohë me paraqitje të mirë u dallua edhe ‘Rookie’, Jayson Tatum që shtoi 20 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.

Mysafirëve nuk iu mjaftuan 32 pikët nga kapiteni i tyre Kris Middleton e as 23 të tjera nga Eric Bledsoe për të kaluar tutje.

Në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes, Celtics do të përballen me Philadelphia 76ers.

Ndërkohë në Perëndim kanë filluar seria e gjysmëfinaleve me ndeshjen mes kampionit në fuqi Golden State Warriors – New Orleans Pelicasn.

Kampioni aktual i NBA ka arritur fitoren e parë pasi ka triumfuar si vendas 123-101 ndaj Pelicans.

Klay Thompson me 27 pikë dhe Kevin Durant me 26 të tjera ishin më meritoret për këtë fitore të Warriors.

Por me paraqitje tejet të mirë u dallua edhe Draymond Green që bëri ‘triple-double’ me 16 pikë, 11 asistime dhe 15 kërcime.

Anthony Davis ishte më efikasi tek mysafirët me vetëm 21 pikë të shënuara që janë pikë nën mesataren e lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori