LAJMI I FUNDIT:

Bordi i FBK-së pezullon që nga sot garat e 11 ligave të kategorive të reja

Bordi i FBK-së pezullon që nga sot garat e 11 ligave të kategorive të reja

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marr një vendim të ri gjatë ditës së sotme (e premte) shkaku i përhapjes së coronavirusit.

FBK duke iu referuar Vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë në mbledhjen e së mërkurës ka njoftuar të gjithë anëtarët e saj, klubet e Superligës së Kosovës, Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Meshkujve, Ligës së Parë të Femrave, Ligës së Dytë të Meshkujve dhe të gjitha klubet e ligave të  kategorive të reja, se ndeshjet e basketbollit nga data 12.03.2020 (e enjte) duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura, pra pa praninë e publikut.


Ndërsa sot (e premte), bordi i FBK-së ka vendosur t’i pezullojë që nga sot garat në 11 ligat e kategorive.

FFK dhe FBK njoftojnë për masat e marra shkaku i coronavirusit
Lexo po ashtu FFK dhe FBK njoftojnë për masat e marra shkaku i coronavirusit

Njoftimi i tyre ka ardhur nga faqet zyrtare në rrjetet sociale.

Njoftimi pa ndërhyrje i FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me propozim të Komesarit të Garave të FBK-së, konform Statutit dhe Rregullores së Garave të FBK-së ka marr vendim që të pezullohen të gjitha garat e basketbollit tek gjeneratat e reja (11 liga), prej U12 deri në U18 (në të dyja konkurrencat) përderisa të ketë pezullim të mësimit, vendim ky i marr tashmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

I njëjti vendim duhet ti inkurajojë të gjitha klubet e gjeneratave të reja dhe shkollat e basketbollit, prindërit dhe fëmijët për të pezulluar veprimtarinë e tyre deri në një vendim tjetër.

Një vendim i tillë i FBK-së ka qenë i detyrueshëm për shkak të frikës nga koronavirusi Covid-19, që tashmë është përhapur edhe në vendet tona fqinje.

Ky vendim hyn në fuqi sot dhe mbetet si i tillë deri në një vendim të ri të Bordit të FBK-së.

Sinqerisht,

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit të Kosovës

/Telegrafi/

Këshilla si të mbrohemi nga Coronavirusi:

Si duhet pastruar duart në mënyrë efikase:

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori