LAJMI I FUNDIT:

Bonucci thotë se i meritojnë vërshëllimat nga tifozët: Duhet ta mbyllim gojën ne futbollistët dhe të punojmë

Bonucci thotë se i meritojnë vërshëllimat nga tifozët: Duhet ta mbyllim gojën ne futbollistët dhe të punojmë

Juventusi u trondit nga Benfica në Allianz Stadium duke pësuar humbje me rezultat 1-2.

Kjo humbje ia vështirëson punët në Ligën e Kampionëve Zonjës së Vjetër pasi pas dy xhirove të para e shohin vetën pa pikë në Grupin H.


Në fund të ndeshjes futbollistët u vërshëllyen nga tifozët dhe kapiteni Leonardo Bonucci thotë se ato ishin të drejta.

“Vërshëllimat janë të drejta. Ka pak për të thënë pas kësaj humbje. Ne kemi humbur një ndeshje që absolutisht nuk duhet ta humbnim”.

Leonardo Bonucci

“Është e drejtë që te shahemi. Jam unë kapiteni që kamë nxjerrë fytyrën përpara. Po kalojmë një moment ku e kemi të vështirë të bëjmë gjithçka”, thq Bonucci pas ndeshjes.

Qendërmbrojtësi italian ka thënë se është i shqetësuar me formën aktuale, derisa tani duhet ta mbyllin gojën dhe vetëm të punojnë.

Allegri nuk e mendon largimin nga Juventusi: Është shumë vështirë në Ligën e Kampionëve, por jo e pamundur
Lexo po ashtu Allegri nuk e mendon largimin nga Juventusi: Është shumë vështirë në Ligën e Kampionëve, por jo e pamundur

“Jam i shqetësuar, nuk ka asgjë për të fshehur. Fatkeqësisht, ne e lëmë lojën shumë shpesh. Nuk e di pse dhe kjo është gjëja që më shqetëson më shumë”.

“Ne luftojmë për t’i mbajtur ndeshjet konstante. Tani ka pak për të thënë, thjesht duhet të mbyllim gojën, të punojmë dhe të shohim përpara”.

“Unë mendoj se është një situatë që duhet ndryshuar, sigurisht. Kemi shumë lojtarë të lënduar, kur gjithmonë luajnë të njëjtit dhe ndjehet lodhja. Është faji i të gjithëve”, u shpreh kapiteni bardhezi.

Ndeshjen e ardhshme në Grupin H gjiganti italian e zhvillon më 5 tetor ku pret skuadrën izraelite Maccabi Haiffa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori