LAJMI I FUNDIT:

“Bon Vivant 1”, familja e të vrarit vendos të mos marrë pjesë në rigjykimin e tretë, kërkon të merret vendim meritor ndaj të akuzuarve

“Bon Vivant 1”, familja e të vrarit vendos të mos marrë pjesë në rigjykimin e tretë, kërkon të merret vendim meritor ndaj të akuzuarve
Foto: Arkiv

Familja e të vrarit në “Bon Vivant 1”, më 13 tetor 2014, ka vendosur të enjten të mos marrë më pjesë në seancat e rigjykimit të tretë që po mbahet ndaj dy të akuzuarve Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi.

Vëllai i të ndjerit Rr.U, Rrahim Uka ka thënë të enjten se kanë vendosur si familje të mos marrin më pjesë në seanca gjyqësore derisa ka kërkuar të merret vendim meritor ndaj dy të akuzuarve në këtë rast.


“Ne si familje kemi vendos mos me marrë pjesë edhe kemi një kërkesë nga gjykata që me marrë një vendim meritor. Ka ndryshu mendime edhe  në familje tonë, nga vrasje e rëndë u kthy në vrasje…”, ka deklaruar vëllai i të ndjerit.

Për këtë gjykatësi Avni Syla ka thënë se e kanë obligim ligjor të marrin vendim meritor duke u bazuar prova dhe fakte.

Po ashtu gjykatësi e njoftoi vëllain e të ndjerit, se një ndër arsyet që Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen në rigjykim ka qenë që e kishin tejkaluar aktakuzën dhe se janë të obliguar ta zbatojnë vendimin e Gjykatës së Apelit.

Në këtë rast Masar Gërdovci bashkë me Sherif Krasniqin akuzohen për vrasjen e Rr.U në lokalin “Bon Vivant” më 2014 në Prishtinë derisa aktakuza për këtë rast ishte ngritur më 7 korrik 2015, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu në këtë seancë nuk ishin të pranishëm as pronarët e lokalit “Bon Vivant” , Genc Gashi dhe Labinot Berisha të cilët në seancën e datës 26 shtator 2023, ishin propozuar nga mbrojtësi i të akuzuarit Gërdovci, avokatit Naim Rudari.

Gjykatësi Syla ka deklaruar se për seancën e radhës gjykata do të lëshojë urdhëresë për verifikim adrese dhe dorëzim ftese ndaj dy dëshmitarëve Labinot Berisha dhe Genc Gashi, kurse me ftesa të rregullta do të ftohen Fitim Polloshka dhe Ilir Misini.

Gjykatësi Syla konstatoi se të njëjtit janë ftuar në ftesat të rregullta, mirëpo në fletëkthesë ishte konstatuar se pala gjendet jashtë vendit,

Në këtë seancë është dëgjuar ekspertja e Institutit të Mjekësisë Forenzike, psikologja Arife Veselaj, e cila ndër të tjera tha se qëndron në tërësi prapa mendimit të dhënë në ekspertizë.

Më pas seanca ka vazhduar me dëgjimin e zyrtarit nga Forenzika, Rrustem Berisha, i cili në cilësinë e dëshmitarit tha se qëndron prapa deklaratave të dhëna në shqyrtime të mëparshme gjyqësor dhe nuk ka asgjë për të shtuar.

Berisha më 1 nëntor 2022, kishte thënë se grimcat e barutit janë marrë nga tekniku ndihmës i kriminalistikës Remzi Halimi, në stacionin policor Qendra në Prishtinë, për dy të dyshuarit, tashmë të akuzuarit për vrasjen e Rr.U.

Më pas, trupi gjykues në përbërje nga gjykatësit, i kryesuar nga gjykatësi Avni Syla, aprovoi propozimin e prokurorit Armend Hamiti që të lexohen deklarata e dëshmitarëve të dhëna në shqyrtimet e mëparshme gjyqësore.

Përkatësisht të dëshmitarëve Ardijan Berisha, Valmir Polloshka, Avni Ahmeti, Arben Rexhepi, Dea Kukaj, Burim Hertica, Berat Kransiqi, Adem Lutfiu, Albert Zogjani, Eshref  Beqir, Ismet Shabani, Valon Vokshi, Uran Ismajli dhe Egzona Berisha, eksperti mjeko- ligjor, Naim Uka, eksperti i AKF-së, për balistik Qëndrim Topalli, eksperti për analiza për zjarrvënie në AKF, Milazim Tahirukaj, si dhe eksperti nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike,  Ajet Bunjaku.

Ndërsa sa i përket Ilir Misini e për të njëjtin me vendimin është udhëzuar të ftohet edhe një herë në seancën e radhës për t’u dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit.

Ndërkaq në këtë seancë nuk ishte i pranishëm përfaqësuesi i palës së dëmtuar avokati Armend Krasniqi, për të cilin gjykatësi ka thënë se i njëjti ka qenë i njoftuar për seancën e sotme, mirëpo mungesën nuk e ka arsyetuar.

Ndërkaq në seancën e sotme, avokati Rudari ka propozuar që në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet edhe Fitim Polloshka, i cili kishte qenë menaxher në lokalin “Bon Vivant”.

Po ashtu gjykatësi Syla ka njoftuar se në seancën e radhës do të ftohet që të dëgjohet Ilir Misini për shkak se në vendimin e Gjykatës së Apelit, është kërkuar edhe një herë.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 14 dhjetor 2023.

Ndryshe, në seancën e datës 26 shtator 2023, prokurori Armend Hamiti kishte bërë rikualifikimin e veprës penale për të cilën po akuzohet Masar Gërdovci, duke e kualifikuar të njëjtën nga “vrasje e rëndë” në “vrasje”.

Pas rigjykimit i cili kishte zgjatur dhjetë muaj, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.

Me aktgjykimin e vitit 2019, Masar Gërdovci ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj.

Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Më 18 dhjetor 2020, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.

Lidhur me ketë vendim Gjykata Supreme, rastin e kishte kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

Vendimi i fundit lidhur me këtë rast është marre me 13 janar 2023, ku Themelorja Gërdovcin e dënoi me 18 vite burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, kurse Krasniqin me 7 vite burgim. Apeli e ktheu çështjen në rigjykim më 13 qershor 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori