LAJMI I FUNDIT:

Bologna favorite për Memushajn

Bologna favorite për Memushajn

Ledian Memushaj që në verë ka qenë në listën e objektivave të Bolonjës, por kapiteni i Pescarës vendosi të rinovojë kontratën.

Më rënien e “delfinëve” në Serinë B, vlonjati mund të mbetet sërish në elitën e futbollit italian, teksa Bolonja po kërkon të përdorë një lojtar të sajin për të afruar mesfushorin e Shqipërisë në ekip.


Bëhet fjalë për Filipo Falkon, mesfushorin 25-vjeçar që është i huazuar momentalisht te Benevento, aty ku ai po paraqitet mirë dhe ka shënuar pesë gola këtë sezon në Serinë B.

Në fund të sezonit ai kthehet sërish te Bolonja, që është e gatshme ta sakrifikojë për të arritur te Memushaj.

Kujtojmë që Memushaj më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera italiane si Lecce, Carpi e Chievo. /Telegrafi/