LAJMI I FUNDIT:

“Boki 13” dënohet me nëntë vite burg, Remenski shpallet e pafajshme

“Boki 13” dënohet me nëntë vite burg, Remenski shpallet e pafajshme

Bojan Jovanovski “Boki-13”, sot është dënuar me 9 vite burg për rastin “Lidhja Ndërkombëtar”. Jovanovski u dënuar për “mashtrim dhe larje parash”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ai është fajtor sepse ka kryer vepër penale mashtrim dhe larje parash”, tha gjyqtarja Sofçe Gavrilovska.


E akuzuara Jasna Ercegoviq është dënuar me 4 vjet burg, ndërsa Frosina Remenski është shpallur e pafajshme.

“Prokurori publik nuk ka vërtetuar se e akuzuara Remenski ka kryer vepër penale për të cilën është ndjekur”, tha gjyqtari.

E e akuzuara Hristina Blazhevska është dënuar me një vit burg, ndërsa babai i Jovanovskit, Mile Jovanovski është dënuar me dy vite burg me kusht.

Prokuroria pretendoi se në këtë rast dy biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski janë mashtruar me projektet për ndërtimin e Qendrës Evropiane për të rritur dhe shërbime mobile dhe kanë dhënë gati një milion euro (Micevski në shumën prej 719.905 dhe Amzoski 233.821 euro)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori