LAJMI I FUNDIT:

Blerta Deliu-Kodra mohon pjesëmarrjen në “O Sa Mirë”: Fotografia me kolegët ishte dëshirë e fëmijëve (Foto)

Blerta Deliu-Kodra mohon pjesëmarrjen në “O Sa Mirë”: Fotografia me kolegët ishte dëshirë e fëmijëve (Foto)

Deputetja e Kuvendit të Kosovë nga radhët e koalicionit PAN, Blerta Deliu, njihet për publikun si artiste, ngase është marrë me aktrim dhe prezantim, gjë për të cilën në fakt edhe ka studiar dhe e ka profesion, ndonëse nuk e ushtron aktualisht.

Sido që të jetë, e njëjta këto ditë është përfolur në disa media se po i rikthehet aktrimit, duke u bërë pjesë e një nga episodeve të hit serialit “O Sa Mirë”.


Dyshimet lindën nga një fotografi e publikuar në rrjetin social Instagram, ku Blerta u shfaq krah për krah me skenaristin e “O Sa Mirë”, Ard Islamin, aktorët: Edi Kastrati dhe Rdivan Murati, si dhe vajzës së saj.

"O sa mirë", kur mbretëron heshtja, na e kemi zgjedh buzëqeshjen! ?#smile

A post shared by Blerta Deliu (@blertadeliu.official) on Oct 21, 2017 at 10:50am PDT

Duke qenë se “O Sa Mirë” ka pritur shumë emra të njohur të politikës në disa prej episodeve të tij, përshfirë këtu edhe të parin e PDK-së, Kadri Veselin, dyshimet se Deliu-Kodra mund të ishte mysafirja e ardhshme ishin të mëdha.

Megjithatë, e kontaktuar nga Telegrafi, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu mohoi të jetë pjesë e episodit të ri të serialit, duke thënë se fotografia në fjalë ishte thjeshtë rastësore.

“Jo, të them të drejtën unë kam qenë me vajzën time, dhe dëshira ishte për të bërë një fotografi spontante dhe e realizuam. Fëmijët e mi e duan shumë serialin “O Sa Mirë”, dhe gjithashtu dhe unë, ndaj një fotografi nga afër me protagonistët e tij, u mirëprit shumë mirë nga vajza ime”, tha Blerta Deliu-Kodra për Telegrafin.

Blerta Deliu-Kodra

Në vazhdimin e bisedës, deputetja tregoi se për momentin nuk e ka ndërmend t’i rikthehet aktrimit, ndërsa tregoi se “O Sa Mirë” sipas saj është një prej prodhimeve filmike më të mira viteve të fundit.

“Për momentin nuk do t’i kthehem aktrimit. Ndërsa sa i përket serialit “O Sa Mirë”, unë jam shumë lumtur për kolegët e mi që bëjnë një punë aq të mirë. Më vjen mirë së pari që një seria si ai, ka arritur të sjell pak frymë nga shumë prej trevave shqiptare duke i bashkuar në një projekt. E ndjek me shumë kënaqi me familjen time, ashtu si edhe shumë shqiptarë”, përfundoi Blerta.

Skenaristi i "O Sa Mirë", Ard Islami pyetet për mungesën e 'Xhesikës': Seriali bën edhe pa të (Video)
Lexo po ashtu Skenaristi i "O Sa Mirë", Ard Islami pyetet për mungesën e 'Xhesikës': Seriali bën edhe pa të (Video)

Ndryshe, kasti i serialit ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të fillojë me sezonin e ri të “O Sa Mirë”, ku edhe kësaj radhe do të ketë shumë risi, e të ftuar specialë nga java në javë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori