Pas fundit të “Stranger Things”, Millie Bobby Brown u kërkon falje kolegëve


Millie Bobby Brown ka folur hapur për ndikimin emocional që pati përfundimi i serialit “Stranger Things” në jetën e saj dhe në marrëdhëniet me kolegët e kastit.
Aktorja, e cila u bë e famshme falë rolit të Eleven, tregoi se kishte frikë se pas mbylljes së serialit miqësitë e krijuara gjatë dhjetë viteve të xhirimeve mund të zbeheshin.
Për këtë arsye, ajo u dërgoi mesazhe kolegëve të saj, duke i pyetur nëse do të vazhdonin të mbeteshin miq dhe duke u kërkuar falje nëse ndonjëherë i kishte mërzitur.

Brown tha se aktorët me të cilët u rrit në set janë si vëllezër dhe motra për të, pasi ka kaluar më shumë kohë me ta sesa me familjen e saj.
Ajo kujtoi se shpesh i shihte kolegët më shpesh sesa anëtarët e familjes në shtëpi, ndaj ndarja nga seriali pas një dekade ishte veçanërisht e vështirë.
“Stranger Things” përfundoi në fund të vitit 2025, gjersa Brown pranoi se largimi nga personazhi i Eleven ishte shumë emocional dhe se do t’i mungojë më shumë se çdo rol tjetër.
Ajo shtoi se pas mbarimit të xhirimeve kaloi edhe një periudhë të lehtë depresioni, pasi nuk e kishte imagjinuar se fundi i serialit do ta prekte kaq shumë.
Sipas saj, askush nuk mund ta kuptojë plotësisht se çfarë do të thotë të kalosh fëmijërinë dhe adoleshencën në një projekt që zgjat dhjetë vjet, duke e bërë “Stranger Things” një pjesë të pandashme të jetës së saj. /Telegrafi/












































