LAJMI I FUNDIT:

Blero shkon në Zvicër te Afrona, habitet teksa sheh imazhin e gruas së tij në reklamat e tramvajit

Blero shkon në Zvicër te Afrona, habitet teksa sheh imazhin e gruas së tij në reklamat e tramvajit
Foto: Blero/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero dhe bashkëshortja e tij, modelja Afrona Dika, tashmë janë zhvendosur në Zvicër.

Ishte vet këngëtari ai i cili vitin e kaluar kishte zbuluar se po e mendonte largimin nga Kosova drejt Zvicrës, ndonëse në fillim ishte menduar e kundërta.


Sido që të jetë, Blero tashmë e ka nisur Vitin e Ri në shtetin helvetik, pranë gruas së tij.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Me të mbërritur atje, atij duket se i ka bërë përshtypje një nga reklamat e rastësishme që ka parë rrugëve të Cyrihut.

Foto: Blero/InstaStory

Bëhet fjalë për një reklamë për një kompani, ku protagoniste është vet Afrona, e cila tash e sa kohë ushtron profesionin e saj si influencere në Zvicër.

“Oj grua, nga je duke shkuar bre”, shkroi këngëtari Muharremi në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqte tramvajin në të cilin ka parë reklamën e gruas.

Afrona përndryshe ka disa kontrata të nënshkruara në Zvicër me kompani të ndryshme atje, ku promovon produktet e tyre me imazhin e saj, duke shfrytëzuar edhe ndjekjen që ka si influencere në rrjetet sociale. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Afrona Dika (@afronadika)

View this post on Instagram

A post shared by Afrona Dika (@afronadika)

View this post on Instagram

A post shared by Afrona Dika (@afronadika)