LAJMI I FUNDIT:

Blero: Shkollën e mesme e kam përfunduar në Suedi, nuk e regjistrova tani

Blero: Shkollën e mesme e kam përfunduar në Suedi, nuk e regjistrova tani

Këngëtari Blero gjithmonë di të sjell balada të pëlqyera.

Kësaj radhe ai vendosi ta bënte me Teuta Selimin, që është duetii parë në karrierë.


Blero në një intervistë për Prive ka pohuar se projekti ka kohë që është realizuar.

Ndërkaq, së fundmi ka pasur spekulime se ai ka regjistruar vitin e fundit të shkollës së mesme.

Vet Blero mohoi këto zëra duke thënë se shkollën e mesme e përfundoi në Suedi.

Këngëtari para se të fillonte karrierën ishte futbollist profesionist, por për shkak të një lëndimi nuk vazhdoi karrierën dhe ju kthye futbollit.

Blero aktualisht është në lidhje me Afrona Dikën me të cilën pritet të martohet këtë vit.

Balada e Bleros u realizua nga Prygo në muzikë dhe në tekst të Fatmir Mujës.