eksperti-banner

Tashmë blerja e klikimeve është bërë një fenomen shumë i përhapur në skenën muzikore shqiptare.

Po shohim këngë e videoklipe që po lansohen çdo ditë, dhe që po kanë një masë të madhe të klikimeve.

Për të mbajtur hap me konkurrencën duhet që të blihen klikimet, dhe kështu të mbahet ritmi me konkurrencën që po ashtu blen klikime.


Miliona klikime për pak orë, janë artistët shqiptarë ata që na bëjnë të çuditemi se si po arrijnë të kenë më shumë klikime se sa Eminem, Rihanna po edhe Beyonce për 24 orë.

Si do që të jetë, tashmë edhe tregu është rritur, por milionat e klikimeve vështirë se janë të besueshme raporton Zico TV transmeton Telegrafi.

Një prej atyre që është kontaktuar nga artistët për blerje klikimesh është edhe një haker i quajtur Demi Prince, i cili jo pak herë ka dalë publikisht për të denoncuar emra, edhe pse tash nuk flet për ta.

Edhe pse ato vazhdojnë të jenë referencë, klikimet nuk duhet të jenë parametër matës se nëse një këngë është hit – pasi këtë e vërteton vetëm koha dhe dëgjueshmëria reale në publik, sepse vetëm muzika e vërtet i mbijeton kohës, asgjë tjetër. /Telegrafi/