LAJMI I FUNDIT:

Bleona renditet e treta me “I don’t need your love” në top listën zyrtare të këngëve ritmike të “Billboard”

Bleona renditet e treta me “I don’t need your love” në top listën zyrtare të këngëve ritmike të “Billboard”
Foto: Bleona/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, ka treguar mjaft sukses me projektet e saj të fundit muzikore.

“I don’t need your love”, mban titullin balada të cilën ajo e solli vitin e kaluar, dhe u prit shumë mirë nga fansat e saj.

Këtë këngë, Qereti e solli edhe ‘remiks’, duke e shndërruar në një këngë me plot ritëm, e cila tashmë ka arritur të bëhet pjesë edhe e top listave ndërkombëtare.

Së fundmi, kjo këngë është renditur e treta në top listën javore të këngëve ritmike në gjigantin “Billboard”.

Intervista e Bleona Qeretit për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista e Bleona Qeretit për Telegrafin

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja shqiptare, e cila i është gëzuar tej mase këtij suksesi.

“Këtë javë, numër 3 në Dance”, ka shkruar Bleonan ë mbishkrimin e fotografisë, teksa në InstaStory ka publikuar edhe listën zyrtare të “Billboard Dance”.

Bleona, e treta në renditjen javore të “Billboard Dance” (Foto: Bleona/InstaStory)

Ndërkohë, suksesi i “I don’t need your love” është dëshmuar edhe me klikimet në YouTube, të cilat janë mbi një milion, të menaxhuara nga një prej platformave digjitale më të mëdha në botë, Vevo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori