Në koncertin e zhvilluar në Tokio, këngëtarja ka kënduar edhe këngën “Declare Independence”, të cilën ia ka kushtuar Ishujve Faroe.

Pas kësaj, ajo ka theksuar fjalët “Kosovo, Kosovo!”, derisa vokalet përcjellëse kanë filluar të lëkundin disa flamuj të kuq, që kanë lënë përshtypjen e flamurit shqiptar. Bjork më pastaj i është drejtuar me këto fjalë: “Kosova duhet të jetë e pavarur, serbët nuk meritojnë të qeverisin me Kosovën”, ka bërë të ditur një burim për gazetën serbe “Blic”.

(Në vazhdim videoja e këngës “Declare Independence”.)