LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: I impresionuar pyeta Kurtin nëse deputeti Abdixhiku e di kur do të përfundojë lufta në Ukrainë

Bislimi: I impresionuar pyeta Kurtin nëse deputeti Abdixhiku e di kur do të përfundojë lufta në Ukrainë
Foto: Arkiv

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është kundërpërgjigjur deputetit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abidixhiku i cili i tha kryeministrit Albin Kurtit të lidhë zëvendëskryeministrin.

Bislimi tha se gjatë fjalimit të Abdixhikut, kishte pyetur Kurtin nëse deputeti i LDK-së e dinë edhe kur do të përfundojë lufta në Ukrainë.

Abdixhiku, Kurtit: Të lutem lidhe zëvendëskryeministrin
Lexo po ashtu Abdixhiku, Kurtit: Të lutem lidhe zëvendëskryeministrin

“Krejtësisht në fund pak për shkarjen e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës… Ajo që ndodhi ishte është se kur deputeti po shpjegonte se si me saktësi i ka parashiku dhe ditë të gjitha zhvillimet, unë  i impresionuar e pyeta kryeministrin se mos vallë e di edhe kohën kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nuk po na tregon.

Sa i përket komentit të tij për lidhje ose zgjidhje duke njohur mirë Abdixhikun dua vetëm të konkludojë se e kuptojë shumë mirë, bashkëndjejë me të por nuk i ndihmojë dot”, tha Bislimi. /Telegrafi/