LAJMI I FUNDIT:

BimBimma sjell së shpejti “7/IV”, projektin e veçantë dedikuar babait (Foto/Video)

BimBimma sjell së shpejti “7/IV”, projektin e veçantë dedikuar babait (Foto/Video)

Reperi i njohur BimBimma është shquar gjithmonë për këngët e tij të veçanta, shumica prej të cilave kanë qenë revoltë, dhe kanë transmetuar gjithnjë mesazhe të thella dhe sensibilizuese tek publiku.

Së fundmi, BimBimma ka zbuluar për Telegrafin se është në përgatitje të projektit më të veçantë të karrierës së tij.


Shumë shpejt ai do të publikojë baladën e tij më të re e cila mban titullin “7/IV”, projekt të cilin ia dedikon babait të tij të ndjerë.

“Kënga ime e re është dedikim për babain, titullohet “7/IV”, domethënia e së cilës është data 7 prill 2005, datë në të cilën babai im ka ndërruar jetë. Është tekst të cilin e kam shkruar për pesë vite, janë gjithsej 17 faqe shkrim, kënga ka tri strofa dhe kohëzgjatja e saj është katër minuta e gjysmë”, tha ai për Telegrafin.

Në vazhdim, reperi ka shpalosur detaje të tjera të këngës, duke treguar autorët me të cilët ka bashkëpunuar për projektin më të rëndësishëm të jetës së tij,

“Muzikën e kanë realizuar Muhamet Lipovica dhe Sean Ferrari të cilët jetojnë në Zvicër, tekstin e kam shkruajtur vet sigurisht, gjersa incizimet i kam bërë në studion e Faton Dolakut”.

Ndërkohë, BimBimma zbulon për Telegrafin se në këtë këngë nuk do të vijë i vetëm, por në bashkëpunim me sopranon e njohur Arta Jashari, e cila këndon refrenin e këngës,

“Kjo këngë është bashkëpunim me Arta Jasharin, së cilës i është besuar refreni”, ka thënë me tej reperi.

Ndërkohë ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, apo në fakt thënë më mirë, xhirimet e një filmi të shkurtër, pasi i tillë është koncepti i këtij projekti,

“Xhirimet e klipit i kam përfunduar këto ditë, për finalizimin e tij po kujdesen produksioni Trigger, nën kujdesin e kamerave nga Rron Ismajli. Do të jetë një film i shkurtër, i cili sigurisht është në përshtatje me tekstin dhe këngën, nuk është klip konvencional”.

Gjersa, ajo çfarë do ta bëjë edhe më të veçantë klipin është tematika e tij, pasi në të përmes anëve vizuale do të paraqiten disa skena që lidhen me babain e tij, transmeton Telegrafi.

“Babain e kam pasur ushtarak, ndaj dhe në klip paraqitet simbolikisht përcjellja e tij dhe drejtimet e ushtarëve në mënyrë figurative”, përfundon reperi.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e këtij klipi, dhe në vazhdim ju sjellim disa fotografi ekskluzive nga vendxhirimet dhe trailerin e k’ipit. Përderisa i plotë për publikun pritet të publikohet brenda pak javësh. /Telegrafi/

Traileri i klipi “7/IV”:

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori