LAJMI I FUNDIT:

Biletat vetëm 2 euro për ditëlindjën e Cineplexx! (Foto)

Biletat vetëm 2 euro për ditëlindjën e Cineplexx! (Foto)

Cineplexx do të festojë ditëlindjen e parë me 12 dhjetor. Me këtë rast ka ftuar të gjithë që të festoni së bashku! Të gjitha biletat 2D dhe 3D do të kushtojnë vetëm 2€.

Përveç biletave të lira, Cineplexx ka përgatitur një program argëtues për të gjithë. Për të gjithë fëmijët, prej orës 10:00-16:00 do të ketë shumë aktivitete me maskota, vizatime në fytyrë dhe shumë shpërblime.


Tortja e ditëlindjes do të prehet në ora 19:00 dhe pastaj fillojnë aktivitetet dhe shpërblimet për të rriturit.

Më posht, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë 12 dhjetori për vetëm 2 EURO:
Wonder – Bazur në romanin me të shitur të New York Times, WONDER rrëfen historinë ffrymëzuese dhe ngushëlluese të August Pullman, një djali me një fytyrë më ndryshe, i cili hyn në klasë të pestë, duke shkuar kështu për herë të parë në shkollë. Filmi është i përshtatshëm për të gjitha moshat, e posaqërisht rekomandohet ta shikojnë fëmijët, pasi që po konsiderohet të jetë njëri ndër filmat më edukues ndër vite. Oraret e filmit: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Wonder/

Daddy’s Home – Brad dhe Dusty duhet të merren me baballarët e tyre pengues e ndërhyrës gjatë pushimeve dimërore. Daddy’s Home është film që rekomandohet të shikohet me familje, pasi që është tipik komedi për festat e fundvitit, ku tregon aventurat e familjës gjatë festave të fundvitit. Oraret e filmit: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Daddys-Home-2/

A Bad Moms Christmas – Filmi “A Bad Moms Christmas” vijon me tre gratë e nënvlerësuara dhe të mbingarkuara teksa ato rebelohen kundër sfidave dhe pritshmërive në kampionatin e tyre të përvitshëm: Krishtlindjet. Filmi është 17+, dhe rekomandohet të shikohet me grup të shoqeve, pasi edhe protoganistet e filmit janë grup shoqesh të cilat kalojnë nëpër shumë momente qesharake. Oraret e filmit: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/A-Bad-Moms-Christmas/

Justice League – I nxitur nga kthimi i besimit në njerëzimin dhe i frymëzuar nga veprimi altruist i Superman (Henry Cavill), Bruce Wayne (Ben Affleck) krijon një aleate të re, Diana Prince për t’u përballur me një kërcënim edhe më të madh. Së bashku, Batman dhe Wonder Woman punojnë shpejt për të rekrutuar një ekip që të qëndrojë kundër këtij armiku të sapo zgjuar. Edhe pse formojnë një ligë të paparë të heronjve – Batman, Wonder Woman, Aquaman, Cyborg dhe Flash – mund të jetë tepër vonë për të shpëtuar planetin nga sulmi i përmasave katastrofike. Oraret e filmit: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Justice-League/

Murder on the Orient Express – Një udhëtim luksoz me tren shndërrohet në një mister që të mban pezull. Mbështetur në novelën e Agatha Christie, Murder on the Orient Express tregon për trembëdhjetë të panjohurit e bllokuar në tren dhe garën e një burri të vetëm për të zgjidhur misterin përpara se vrasësi të sulmojë sërish. Oraret: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Murder-On-The-Orient-Express/

Thor: Ragnarok – Edhe një film superhero, mirëpo ky nga kompania MARVEL. Filmi ka një vlerësim 8.2 në IMDB, duke e bërë pjesën më të vlerësuara të filmave THOR.
I burgosur, i fuqishmi Thor e gjen veten në një duel vdekjeprurës gladiatorial përballë Hulkut, ish-aleatit të tij. Thor duhet të luftojë për mbijetesë dhe të sfidojë kohën, për të parandaluar që e plotfuqishmja Hela të shkatërrojë shtëpinë e tij dhe qytetërimin Asgardian. Oraret: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Thor-Ragnarok/

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj nate speciale. Këtu mund ta shihni listën e plotë: http://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-ne-kinema/

Biletat janë në shitje dhe mund t’i blini çdo ditë prej orës 13:30 në Cineplexx. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori