LAJMI I FUNDIT:

Big Papi rrëfen për Taulant Xhakën: Jemi miq të mirë, Taulanti njeri i shkëlqyer jashtë fushe

Big Papi rrëfen për Taulant Xhakën: Jemi miq të mirë, Taulanti njeri i shkëlqyer jashtë fushe

Reperi i njohur, Big Papi, ka folur për miqësinë e tij me superyllin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhakën.

Big Papi dhe Taulanti njihen me vite, pasi reperi jeton në Zvicër, ku edhe ata kanë krijuar miqësinë.


Për Telegrafin, reperi i ri i talentuar tregon se me Taulantin ka një miqësi shumë të mirë.

Të dashurat e futbollistëve të kombëtares (Foto)
Lexo po ashtu Të dashurat e futbollistëve të kombëtares (Foto)

“E kam mik shumë të mirë. Takohemi shpesh. Aktualisht kemi shumë angazhime. Ai me futboll, ndërsa unë me punët rreth muzikës dhe me përkushtimin ndaj familjes. Më duhet të udhëtoj shpesh në studio në Kosovë për të realizuar projektet, teksa Taulanti aktualisht gjendet në sezonin e tij, një tjetër sezon i suksesshëm për të”, u shpreh reperi.

Ai tregon për personalitetin e Taulant Xhakës jashtë fushe në cilësinë e shokut, duke thënë se është i shkëlqyer.

Big Papi i kënaqur me projektin e ri, lanson projekt tjetër verës
Lexo po ashtu Big Papi i kënaqur me projektin e ri, lanson projekt tjetër verës

“Ai është njeri me zemër të madhe. Këtë e tregoi edhe në Beograd. Është një person i shkëlqyer”, përfundoi ai.

Big Papi njihet për këngën “Me kon je” me Anita Latifin, teksa së fundmi lansoi projektin “Krejt ok”, kurse Taulant Xhaka gjendet në mes të sezonit me Baselin ku do të shpallet edhe këtë vit kampion i Zvicrës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Magazina
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina
Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj

Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj "The Passport"

Magazina
Zbulohet e vërteta, Dafina Zeqiri nuk është shtatzënë!

Zbulohet e vërteta, Dafina Zeqiri nuk është shtatzënë!

Magazina
Pasi zbulohet misioni i saj, Elsa Lila mbyll zyrtarisht rrugëtimin në Ferma VIP

Pasi zbulohet misioni i saj, Elsa Lila mbyll zyrtarisht rrugëtimin në Ferma VIP

Magazina
Kalo në kategori