LAJMI I FUNDIT:

Beyonce dhe Jay-Z kritikohen ashpër pasi nuk u ngritën në këmbë kur himni kombëtar u interpretua në “Super Bowl”

Beyonce dhe Jay-Z kritikohen ashpër pasi nuk u ngritën në këmbë kur himni kombëtar u interpretua në “Super Bowl”

Beyonce dhe Jay-Z u vërejtën të ulur gjatë kohës kur u interpretua himni kombëtar në “Super Bowl”, pavarësisht se reperi ka një partneritet shumë të diskutueshëm me NFL.

Çifti dhe vajza e tyre Blue Ivy u xhiruan duke qëndruar ulur në vendet e tyre ndërsa këngëtarja Demi Lovato u fut në fushë për të kënduar himnin kombëtar përpara fillimit të ndeshjes midis San Francisko 49ers dhe Kansas City në Miami të dielën.


Në vend që të qëndronte në këmbë, Beyonce mund të shihej në karrigen e saj duke parë performancën e Lovatos ndërsa të tjerët rreth saj ishin në këmbë, shkruan DailyMail.

Ende nuk është e qartë pse çifti vendosi të qëndrojë në vendet e tyre, veçanërisht pasi Jay-Z nënshkroi partneritetin e tij fitimprurës me NFL.

Përfaqësuesit për Jay-Z dhe Beyonce nuk iu përgjigjën menjëherë e-maileve nga mediat që kërkonin një koment lidhur me këtë çështje.

Jay-Z, një bashkëprodhues i shfaqjes e cila solli në skenë artistet si Shakira dhe Jennifer Lopez, njoftoi se kompania e tij “Roc Nation” kishte hyrë në një partneritet me NFL për ngjarje dhe aktivizëm social vitin e kaluar.

Reperi mori reagime të menjëhershme pasi ai ishte bërë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Colin Kaepernick, i cili ndezi një debat në NFL kur vendosi të gjunjëzohej kur himni kombëtar u interpretua para lojërave për të protestuar kundër vrasjeve të zezakëve nga oficerët e policisë.

Përgjigja e Jay-Z në atë kohë ishte se ai ende mbështet protestën, gjunjëzimin dhe Kaepernick, por ai është gjithashtu i interesuar të punojë me ligën për të bërë ndryshime thelbësore.

Marrëveshja e tij e cila u nënshkrua në gusht, lejon Jay-Z të ndihmojë artistët e përzgjedhur për shfaqje kryesore NFL siç janë në “Super Bowl” dhe të luajnë një rol në nismën e NFL’s Inspire Change.

Performuesit në finalen e “Super Bowl” sivjet, Jennifer Lopez dhe Shakira janë të dy kliente të kompanisë “Roc Nation”.

Shumë komentues në rrjetet sociale i kanë kritikuar Beyoncen dhe Jay-Z për këtë veprim, duke i quajtur ata të “mosrespektuar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori