LAJMI I FUNDIT:

Besniku i NRG Band rrëzohet gjatë skijimit, ndan me fansat momentet qesharake (Foto)

Besniku i NRG Band rrëzohet gjatë skijimit, ndan me fansat momentet qesharake (Foto)

Këngëtari Besnik Qaka, njëherit lideri i grupit NRG Band është mjaft i ndjekur nga fansat në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Ka pak kohë që ata kanë publikuar projektin e tyre më të ri me titull “Thirrëm”, i cili është pritur mirë nga publiku, teksa suksesin e dëshmojnë edhe shifrat në YouTube.


Pas një pune mjaft të lodhshme me realizimin e klipit, Besniki ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë pushim, ndaj dhe ka shkuar në Popova Shapka të Maqedonisë, për të praktikuar sportin që shumë e pëlqen, skijimin.

Të gjitha lajmet për Besinik Qakën
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Besinik Qakën

Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përmes së cilave ka ndarë me fansat çastet e këndshme që po kalon atje.

Në njërën prej fotografive, ai ka treguar se aksidentalisht është rrëzuar, duke krijuar kështu situata komike për të pranishmit aty pranë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BPr5IsNgNV-

https://www.instagram.com/p/BPr4byfAxCD

https://www.instagram.com/p/BPpj4FEg_oL