LAJMI I FUNDIT:

Besa mposht Vllazninë në duelin e skuadrave të rëna nga Superliga

Besa mposht Vllazninë në duelin e skuadrave të rëna nga Superliga

Dueli ndërmjet Vllaznisë së Pozheranit dhe Besës e ka mbyllur javën e 32-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Në duelin e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, fitoi skuadra nga Peja me rezultat 4-1.


Vetëm një gol u shënua në gjysmën e parë të takimit, ndërsa realizues ishte Salihu (42′). I njëjti futbollist e gjeti rrjetën edhe në fraksionin e dytë të lojës. Ai e dyfishoi rezultatin në minutën e 55-të.

Golin e tretë për skuadrën pejane e shënoi Fetim Kasapi në minutën e 69-të.

Vendasit e shënuan golin e nderit me anë të Orhan Miftarit (74′), ndërsa mysafirët shënuan sërish përmes Florent Qorrajt (81′).

Theksojmë se këto dy skuadra kanë rënë edhe matematikisht nga Superliga dhe në edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë.

Para se të largohen nga elita e futbollit, këto ekipe do ta zhvillojnë edhe xhiron e fundit kampionale.

Ndeshjen e fundit, Besa e zhvillon kundër Llapit, kurse Vllaznia luan ndaj Trepçës ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori