LAJMI I FUNDIT:

Besa e sukseseve të reja!

Besa e sukseseve të reja!

Sopranoja e përmasave ndërkombëtare, profesoresha e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Besa Llugiqi, ka kohë që ka kapërcyer ylberin dhe është ngritur në Olimpin e famës, duke ‘pushtuar’ me zërin e kristaltë dhe pamjen tipike-artiste, edhe skenat më prestigjioze të Evropës

Ndonëse Covidi, të cilin e ka tejkaluar dhe bën apel për t’u vaksinuar, i ka reduktuar aktivitetet, Besa e Kosovës, është paraqitur plot sharmë në shumë evente operistike, si në Poloni, Bullgari, Gjermani e në skena të tjera, ku Besa shkëlqeu si përherë, duke marrë duartrokitje frenetike.


U paraqit me ’Thais’-Poloni, me ‘L’afriqaine’, bashkëpunim me Operën e Berlinit, ishte e ftuar speciale e koncertit në Bullgari, pastaj CD -regjistrim, ’Margarite’-Faust, debutim i rolit të ri e shumë suksese të tjera, nëpër metropole të mëdha.

Besa thotë se Kosova ’vlon’ nga talentet e reja, por fatkeqësisht nuk kanë hapësirë për ta dëshmuar talentin e tyre. Për fat të mirë disa kanë depërtuar jashtë me mjaft sukses si Marigona Qerkezi, Elbenita Kajtazi e ndonjë tjetër.

Ajo thotë se edhe vajza e saj tre vjeçare, Luna, duket se do ta ndjek rrugën e saj dhe kjo e gëzon pa masë.

Besa ka edhe plane mjaft serioze për të ardhmen, si një koncert në Vjenë gjatë tetorit, një tjetër në Sarajevë, gjatë dhjetorit, si dhe pjesëmarrjen në koncertin festiv të Filarmonisë së Kosovës, më 25 tetor.

Besa Llugiqi, thotë se, ndonëse është artiste, nuk është inferiore ndaj ngjarjeve të tjera! (Trishtimi vjen nga inteligjenca. v.j.)!

Asnjëherë njeriu nuk duhet të jetë i vetëkënaqur, por të kërkojë hulli të reja. Nuk e preferon zhgënjimin e aq më pak dorëzimin.

‘E kemi artin, për të mos u thyer shpirtërisht’, na tha në fund Besa e sukseseve të reja. Iku për në Akademi, ku kanë filluar përgatitjet për Vitin e Ri akademik. Akademia është me fat që e ka një kuadër të tillë, me klas!

Sh.Foniqi

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori