LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Po punoj që të kthehem sa më shpejt

Berisha: Po punoj që të kthehem sa më shpejt
Valon Berisha

Përfaqësuesi i Kosovës, Valon Berisha shpreson që të rikthehet sa më parë në fushë, pa përfunduar sezoni 2018/19.

Berisha u transferua verën e kaluar nga Salzburgu te Lazio, por mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka vuajtur shumë, duke qëndruar i lënduar.


“Ka qenë një vit i vështirë deri tani, kam pasur shumë lëndime”.

“Por, ende po qëndroj i fortë dhe po luftoj që të kthehem në fushë sa më shpejtë një ose dy lojë para se të përfundojë sezoni!”

“Jam këtu duke u munduar të kthjellojë mendjen. Do Zoti të kthehem shpejt”, ka shkruar Berisha në Instagram.

Po flitet që lojtari edhe mund të largohet pas një viti qëndrim.