LAJMI I FUNDIT:

Berisha mbetet jashtë Grupit Parlamentar të PD-së

Berisha mbetet jashtë Grupit Parlamentar të PD-së

Gazment Bardhi bëri një hap pas gjatë javës së shkuar duke anuluar të gjitha vendimet e firmosura prej tij, kur ndiqte vullnetin e Lulzim Bashës, për përjashtimet e deputetëve të Rithemelimit nga Grupi Parlamentar i PD-së në Kuvend.

Pavarësisht se shkresa e tij e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë revokonte çdo masë ndëshkimore për ligjvënësit, Sali Berisha vijon të rezultojë jashtë grupit më të madh të opozitës.


Mungesën e emrit të Berishës, Kuvendi e justifikon me faktin se ndaj ish-Kryeministrit nuk ka pasur ndëshkimore, pasi nuk ka qenë pjesë e grupit të PD-së që prej nisjes së legjislaturës.

“Në datën 9 prill 2024, Kuvendi është njoftuar nga z.Gazment Bardhi mbi Revokimin e të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj legjislature. Deputeti Sali Berisha, prej fillimit të legjislaturës, nuk ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, thuhet në reagimin e Kuvendit të Shqipërisë.

I pyetur të hënën për këtë çështje, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se shkresa e firmosur prej tij është shumë e qartë, por pa dhënë detaje nëse ka pasur në mendje dhe Berishën kur e ka hartuar.

“Komunikimi i grupit parlamentar me Kuvendin është shumë i qartë, nuk ka nevojë për t’u tjerrë dhe për t’u diskutuar ai njoftim. Është një çështje e tejkaluar problematika e grupit të PD-së”, tha Gazment Bardhi.

Referuar procedurave ligjore, Berisha tashmë do të duhet të depozitojë në Kuvend vetëdeklarimin që është pjesë e grupit të PD-së për t’u bërë pjesë e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori