LAJMI I FUNDIT:

Bëri debutim ëndrrash, Rrahmani ka një dedikim të veçantë për dy golat e tij

Bëri debutim ëndrrash, Rrahmani ka një dedikim të veçantë për dy golat e tij
Reklama

Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në futbollin rumun.

Sulmuesi kosovar ka realizuar dy gola në fitoren e madhe të Rapidit në udhët te U. Craiova me rezultat 3-5.


22-vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 46-të, teksa realizoi golin e parë në minutën e 65-të derisa krejt në fund të ndeshjes realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar.

Rrahmani iu bashkua javë më parë Rapidit nga Ballkani për shumën e 600 mijë eurove, duke thyer rekordin e transferimeve në futbollin kosovar.

Debutim spektakolar i Albion Rrahmanit në Rumani – vulosi fitoren e Rapid Bukureshtit me dy golat e tij
Lexo po ashtu Debutim spektakolar i Albion Rrahmanit në Rumani – vulosi fitoren e Rapid Bukureshtit me dy golat e tij

Pas ndeshjes sulmuesi llapjan është shprehur shumë i lumtur me dy golat e shënuar, teksa ka thënë se ata ia dedikon familjes së tij.

“Shpresojmë që në fund të kampionatit të jemi në vendin e parë. Ishte presion, por jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola. Ia dedikoj familjes sime, e cila shpresoj të jetë krenare për mua”.

“Është perfekte, kemi fansa të jashtëzakonshëm. Ne i duam ata, ne luajmë për ta”, tha Rrahmani.

Tutje ai u pyet edhe për kroatin Dugandzic i cili e nisi sfidën nga minuta e parë, duke thënë se atë e ka mik dhe e rëndësishme është që skuadra të fitoj.

“Dugandzic është miku im, nuk ka rëndësi kush luan, është e rëndësishme që ekipet të fitojnë. Projekti i Rapidit është perfekt për mua, kam ardhur këtu me zemër të hapur dhe jam i lumtur që kam nënshkruar”, u shpreh sulmuesi kosovar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=a9MoWHn7LHI

Në trend Sport

Më shumë
Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritët në pozitë rekord, Shqipëria bie për tri pozita

Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritët në pozitë rekord, Shqipëria bie për tri pozita

Përfaqësueset
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti plot lëvdata për yllin ‘befasues’ të Real Madridit

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti plot lëvdata për yllin ‘befasues’ të Real Madridit

La Liga
Mbappe tashmë ka vendosur se kë do të zgjidhte mes Arsenalit dhe Liverpoolit

Mbappe tashmë ka vendosur se kë do të zgjidhte mes Arsenalit dhe Liverpoolit

Premier League
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Liga e Kampionëve
“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

“Nëse organi antidoping po bën punën e tij, Djokovic duhet të pezullohet”, legjenda franceze godet ashpër nacionalistin serb

Tenis
Kalo në kategori