LAJMI I FUNDIT:

Berbatov: Unitedi nuk ka nevojë për Haaland apo Mandzukic, por për Kane

Berbatov: Unitedi nuk ka nevojë për Haaland apo Mandzukic, por për Kane

Legjenda bullgare e Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov ka thënë se Djajtë e Kuq nuk kanë nevojë të sjellin sulmuesit Erling Haaland ose Mario Mandzukic, por vetëm transferimi i Harry Kane do të kishte kuptim.

Ole Gunnar Solskjaer ka parë një shkëndijë të vonshme tek sulmuesit aktual në Old Trafford.


Marcus Rashford ka qenë në gjendje të shkëlqyer, ndërsa Anthony Martial ishte përsëri në mesin e golashënuesve ​​në derbin me Manchester City dhe Mason Greenwood po tregon shumë potencial.

Zhvillimi i vazhdueshëm i kësaj treshe do të pengohej nga ardhja e një sulmuesi tjetër pa përvojë në Ligën Premier, pretendon Berbatov, me Haaland dhe Mandzukic të etiketuar nga bullgari.

Sulmuesi i Red Bull Salzburg dhe ai i Juventusit kanë shumë për të ofruar, por Unitedi nuk konsiderohet se ka nevojë për të bërë nënshkrime sulmuese sipas Berbatov.

“Unë nuk mendoj se Unitedi duhet të nënshkruajë një sulmues në janar pasi ata kanë mundësi të mira përpara”, ka thënë fillimisht Berbatov për Evening Standard.

“Dua që Marcus Rashford të bëhet i mirë e më i mirë. Jam një admirues i madh i Anthony Martial dhe jam i prirur të shoh që Mason Greenwood të marrë më shumë minuta në fushë”.

“Mendoj se Unitedi ka talentin aty dhe nënshkrimi i një sulmuesi të ri, pavarësisht nëse është një talent në zhvillim si Haaland ose Mario Mandzukic më me përvojë, mund të dekurajojë lojtarët e tyre të rinj”.

Mandzukic dhe Haaland po lidhen që një kohë të gjatë me Unitedin

“Unë e di se ka spekulime rreth Haaland që vjen te Unitedi në janar. Ai është një qendërsulmues i madh, një sulmues i shkollës së vjetër që shënon shumë gola – krejt ndryshe nga Rashford dhe Martial”.

Kështu mund të ndryshojë formacioni i Unitedit me transferimin e Haverzt dhe Haaland
Lexo po ashtu Kështu mund të ndryshojë formacioni i Unitedit me transferimin e Haverzt dhe Haaland

“Haaland do t’i ofrojë Unitedit diçka ndryshe, por të vish nga Bundesliga Austrike do të ishte një hap masiv përpara, kështu që Unitedi duhet të mendojë me kujdes nëse ai është njeriu i duhur dhe si do të përshtatet me stilin e tyre të lojës”.

“Nëse ata mund ta merrnin Harry Kane, atëherë do të ishte mirë, sepse ai ka gjithçka. Por nuk do të ndodhë”, përfundoi ish-ylli i Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori