LAJMI I FUNDIT:

Berbatov këshillon Unitedin: Conte ka gjithçka që duhet për ta rikthyer ekipin te trofetë

Berbatov këshillon Unitedin: Conte ka gjithçka që duhet për ta rikthyer ekipin te trofetë

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov ka këshilluar klubin anglez që ta emëroj italianin Antonio Conte në krye të ekipit.

Ole Gunnar Solskjaer është ende në krye të Unitedit, por burime të ndryshme të mediave britanike kanë thënë se rezultatet e dobëta në tre ndeshjet e ardhshme kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester City do të vulosnin fatin e tij.


Conte është ndër favoritët për të marrë postin dhe Berbatov do ta mirëpriste italianin në Ligën Premier.

Bordi i Man Utd i ndarë në lidhje me emërimin e Contes
Lexo po ashtu Bordi i Man Utd i ndarë në lidhje me emërimin e Contes

“Raportet e fundit thonë se Antonio Conte është i hapur për të marrë postin e trajnerit të Unitedit nëse bëhet i disponueshëm”, ka thënë fillimisht Berbatov për Betfair.

“Ai e bëri Interin kampion dhe e bëri Chelsean kampion”.

“Conte ka rekordin dhe reputacionin për të punuar shumë, këtë e kam dëgjuar shumë herë. Ai ka qenë në Angli dhe e ka bërë këtë, duke fituar Ligën Premier”.

“Ai është emri për të cilin të gjithë po flasin për momentin dhe ndoshta disa njerëz thonë se United ka nevojë për këtë qasje disiplinore, për t’u treguar atyre saktësisht se çfarë pret trajneri nga ju”.

Antonio Contes i pëlqejnë jashtëzakonisht shumë nëntë lojtarë të Manchester United dhe do të donte të punonte me ta
Lexo po ashtu Antonio Contes i pëlqejnë jashtëzakonisht shumë nëntë lojtarë të Manchester United dhe do të donte të punonte me ta

“Louis Van Gaal ishte i ngjashëm me Conten në këtë mënyrë, disiplina është prioriteti numër një, por ai ishte gjithashtu i suksesshëm dhe fitoi FA Cup”.

“Conte ka të gjitha rezultatet dhe reputacionin pas tij për të ditur se si t’i trajtojë gjërat në një klub të madh në Angli. Ai është ndoshta numri një në listën e tyre”, përfundoi ish-sulmuesi i Unitedit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori