LAJMI I FUNDIT:

Benzema paditi ministrin francez për deklaratën tronditëse për ‘Vëllazërinë Myslimane’

Benzema paditi ministrin francez për deklaratën tronditëse për ‘Vëllazërinë Myslimane’

Futbollisti francez Karim Benzema ka ngritur një padi për shpifje kundër ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin.

Në tetor, Darmanin akuzoi lojtarin e Al-Ittihad, Karim Benzema se kishte një lidhje me një grup të quajtur Vëllazëria Myslimane, e cila konsiderohet një organizatë terroriste në Francë.


Ministri hodhi akuza të rënda ndaj ish-lojtarit të Real Madridit në programin CNews gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, vetëm pak ditë pasi Benzema deklaroi mbështetjen e tij për popullin e Palestinës në luftën kundër Izraelit.

Benzema ka denoncuar në Gjykatën Republikane të Drejtësisë, e vetmja kompetente për të gjykuar anëtarët e qeverisë për akte të kryera gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, për “minim” të nderit dhe reputacionit.

“Ky koment ‘minon’ nderin dhe reputacionin e tij”, tha avokati i Benzemas.

Intensifikohen zërat për rikthimin e Benzemas në Evropë, tre gjigantët vihen pas francezit
Lexo po ashtu Intensifikohen zërat për rikthimin e Benzemas në Evropë, tre gjigantët vihen pas francezit

“Vëllazëria Myslimane” është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha islamike në botën arabe dhe myslimane, ato kanë një rrjet të gjerë mbështetësish dhe anëtarësh nga Egjipti në vende të tjera. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori