LAJMI I FUNDIT:

Bendtner zbulon në autobiografinë e tij histori interesante nga e kaluara: Humba 400 mijë funte për 90 minuta në kazino

Bendtner zbulon në autobiografinë e tij histori interesante nga e kaluara: Humba 400 mijë funte për 90 minuta në kazino

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Danimarkës, Nicklas Bendtner ka treguar se si e humbi rrugën e tij si një futbollist profesionist dhe një person, ndërsa zbuloi një rast të pabesueshëm ku humbi plot 400 mijë funte për vetëm 90 minuta në kazino.

Rreth orës 3 të mëngjesit në verën e vitit 2011, kur ai ishte vetëm 23 vjeç dhe karriera e tij premtuese në Arsenal kishte filluar, Bendtner arriti në kazinonë e tij të preferuar në Londër.


Danezi tregoi për varësinë e tij për kazino, ndërsa humbjet e asaj nate mund të ishin shumë të mëdha, po që se Bendtner nuk do të ‘nxirrej’ në fund të natës.

Rrëfimi i Bendtner: Kam humbur 6.7 milionë euro në poker, një natë ka mundur të përfundojë keq
Lexo po ashtu Rrëfimi i Bendtner: Kam humbur 6.7 milionë euro në poker, një natë ka mundur të përfundojë keq

“Isha shumë i dehur për t’u ulur në një tavolinë pokeri, kisha pirë shumë. Por ruleti është një çështje tjetër, nuk kishte si të ishte e vështirë”, kujton fillimisht Bendtner në biografinë e tij që po publikohet nga The Guardian.

“Pas 90 minutash kam humbur 400 mijë funte. Nuk kisha më para. Llogaria ime bankare ishte harxhuar dhe falimentoja nëse fati im nuk më kthehej. U ula në tokë dhe lava fytyrën me ujë. Pastaj gjeta një arkëtar dhe morra edhe 50 mijë funte”.

Bendtner pushoi dhe u mendua kur pyes se si u ndie pasi humbi 400 mijë funte në kohën që përkon sa një ndeshje futbolli.

“Kur jeni pak a shumë i thyer, kjo ju bën të mendoni: ‘Duhet të ndaleni’. Unë isha në minus 400 mijë funte, por në fund fitova shumicën prej tyre përsëri”.

Ai zbuloi se deri në mëngjes arriti t’i shkurtoj humbjet në 20 mijë funte, pasi kishte arritur t’i kthente plot 380 mijë funte.

“Ishte shumë e rrezikshme – madje edhe për mua. Ishte thirrja e zgjimit që ndihmoi në thyerjen e asaj magjie”.

“Unë kurrë nuk kam qenë një djalë që kujdeset për paratë. Në fillim ishte më shumë për argëtimin dhe të qenit me njerëz që ju pëlqejnë”, përfundoi danezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Shqiponja" e Ardian Ismajlit tërbon serbët - fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet - reagon edhe Federata e Xhudos

Xhudo
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Kalo në kategori