LAJMI I FUNDIT:

Benatia: Nuk e shoh Dybalan te një klub tjetër në Serie A, ai do të largohet nga Italia

Benatia: Nuk e shoh Dybalan te një klub tjetër në Serie A, ai do të largohet nga Italia
(Foto: AD.nl)

Medhi Benatia pret që miku dhe ish-bashkëlojtari i tij, Paulo Dybala, të largohet nga Italia në afatin kalimtar verior, meqë nuk mund ta imagjinojë duke luajtur për një klub tjetër në Serie A.

Argjentinasi nuk do ta rinovojë kontratën me Juventusin, prandaj në verë do të largohet si lojtar i lirë, ndërsa akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

28-vjeçari është lidhur edhe me rivalin e Zonjës së Vjetër, Inter, megjithatë akoma nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.

Interi e sheh Dybalan si zëvendësues të Lautaros
Lexo po ashtu Interi e sheh Dybalan si zëvendësues të Lautaros

Në një intervistë me TuttoJuve, Benatia është shprehur i habitur që ‘La Joya’ nuk e ka vazhduar kontratën me Bianconerët.

(Foto: Augsburger Allgemeine)

“Në vitet e fundit ka qenë gjithmonë në qendër të projektit si numri 10, golashënuesi dhe kapiteni në mungesë të Giorgios (Chiellini)”.

“Ai ka qenë gjithmonë i dashuruar me Juventusin, fatkeqësisht ka pasur ngritjet dhe rëniet me klubin dhe ky ka qenë vendimi final. Më vjen shumë keq, sepse do të dëshiroja ta shihja Dybalan akoma në Torino”.

“Në Itali Paulon e shoh vetëm te Juve, jo te ndonjë klub tjetër. Ai tashmë është një top-lojtar, prandaj do ta ketë mundësinë të luajë në Spanjë, Francë dhe Gjermani. Nuk ka dyshim për këtë”.

“Ai do të ketë sukses në cilëndo skuadër, ia uroj vendimin e duhur. Është një mik i vërtetë, e dua shumë”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i Juves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori